Ministria e Bujqësisë përmes një reagimi zyrtar mëngjesin e kësaj të marte ka konfirmuar rastin e gripit të shpendëve në fermën “Rea’s” në Rrashbull të Durrësit.
Ferma e ndodhur në fshatin Maliq Muço, Njësia Administrative Rashbull, Bashkia Durrës, është vendosur në karantinë pasi ka patur ngordhje shpendësh.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar gjithashtu 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.
Aktualisht të pranishëm në terren janë strukturat veterinare Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Marrë nga Newsbomb.al