KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ILD dhe KLP po shqyrtojnë ankimimin e Veliajt për Prokurorin e SPAK, Olsi Dado
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > ILD dhe KLP po shqyrtojnë ankimimin e Veliajt për Prokurorin e SPAK, Olsi Dado
AnalizeFokusKorrupsionKryesorePolitike

ILD dhe KLP po shqyrtojnë ankimimin e Veliajt për Prokurorin e SPAK, Olsi Dado

Përditësimi i fundit: 4 Mars, 2025 12:45 pm
260 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pas një serie akuzash dhe fyerjesh nga qelia në adresë të prokurorit të SPAK, Ols Dado, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu drejtua me ankesa zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke kërkuar pezullimin e prokurorit të çështjes së tij nga detyra.

Sipas një kopje të ankesës së publikuar nga disa media të premten, Veliaj kërkon pezullimin e Dados me pretendimin se ai po e hetonte çështjen e tij në kushtet e konfliktit të interesit, për shkak se sipas Veliajt, kishte kërkuar një leje ndërtimi dhe kur i ishte refuzuar një kërkesë për kate shtesë, e kishte kërcënuar dhe shantazhuar.

Përmes ankesës së ILD, Veliaj kërkon fillimin e procedurave për procedim disiplinor ndaj prokurorit Ols Dado për shkelje në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të tij, si dhe pezullimin nga detyra.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë konfirmoi për BIRN se ankesa e Veliajt kishte mbërritur dhe ishte protokolluar të hënën. Edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë tha përmes një zëdhënëseje se ankesa e Veliajt kishte mbërritur dhe “po trajtohej”.

Këshilltarja për komunikimin dhe median në ILD, Mimoza Koçi tha se “ankesa do të shqyrtohet në përputhje me ligjin dhe ankuesi do të njoftohet për çdo vendim që do të merret mbi këtë ankesë”.

Por Koçiu sqaroi për BIRN se procedurat e ndjekura nga ILD kushtojnë kohë dhe kalojnë fillimisht përmes një shqyrtimi fillestar dhe më pas, nëse rezulton se ka të dhëna që nuk justifikojnë arkivimin e çështjes, mund të iniciojnë një procedim disiplinor, i cili zgjat sipas ligjit nga 6 deri në 9 muaj.

Megjithatë, ILD nuk ka autoritet për të shqyrtuar apo ndryshuar vendimin e magjistratëve.

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë heton shkeljet disiplinore, që magjistratët mund të kryejnë gjatë ushtrimit të funksionit të tyre ose jashtë tij. Pra, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka asnjë autoritet, që të ndikojë tek gjyqtari apo prokurori, që ju të merrni një rezultat të ndryshëm në çështjen tuaj. Nëse keni ndërmend të ndryshoni rezultatin e çështjes suaj, atëherë duhet të ndiqni rrugën e apelimit gjyqësor,” thuhet në përgjigjen që ILD i nisi BIRN lidhur me procedurat.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me 10 shkurt i akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Sipas vendimit për masën e sigurisë, Veliaj akuzohet se së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa kishte krijuar një skemë korruptive komplekse për transferimin e fondeve nga Bashkia e Tiranës apo kontraktorë të saj në drejtim të një grupi OJF-sh apo personash fizikë, që sipas SPAK kontrolloheshin nga Xoxa.

Prej javësh, duke shfrytëzuar faqen e tij në Facebook dhe një mori mediash që ia shpërndajnë mesazhet pa filtra, Veliaj ka vënë në shënjestër prokurorin Ols Dado, duke përdorur fyerje e epitete denigruese, duke ngritur pretendime për armiqësi personale, për paaftësi dhe lidhje të prokurorit me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në shenjestër të sulmeve ka qenë edhe gjyqtari që firmosi masën e arrestit, Erjon Bani.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpërthen gripit të shpendëve, futet në karantinë ferma “Rea’s” në Rrashbull
Artikulli tjetër Faktet përballë propagandës. Të gjitha të pavërtetat e Veliajt, nga qelia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.