KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turizmi, Shqipëria me rritjen më të lartë të net-qëndrimeve në Europë në vitin 2024
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Turizmi, Shqipëria me rritjen më të lartë të net-qëndrimeve në Europë në vitin 2024
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Turizmi, Shqipëria me rritjen më të lartë të net-qëndrimeve në Europë në vitin 2024

Përditësimi i fundit: 5 Mars, 2025 10:02 am
191 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Viti 2024 ishte jo vetëm më i miri historik për Shqipërinë për turizmin, por vendi shënoi dhe rritjen më të fortë të netëve të turistëve në të gjithë Europën.

Sipas Eurostat, në 2024-n, në Shqipëri u shënuan gjithsej 7.4 milionë net-qëndrime, me një rritje prej 24% në krahasim me vitin e mëparshëm. Kjo është rritja më e lartë në Europë, sipas statistikave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor (mungojnë të dhënat për Bullgarinë dhe Islandën).

Shteti i dytë me rritjen më të lartë pas Shqipërisë ishte Luksemburgu (22.4%), i ndjekur nga Malta (14.4%). Këto janë vendet e vetme që shënuan rritje dy shifrore të net-qëndrimeve në Europë në 2024-n. Nga vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut regjistroi një rritje prej 4.8%, e ndjekur nga Kosova me 3.5%, Serbia 1.8% dhe i fundit ishte Mali i Zi, që pa një shtim me vetëm 1.5% të net-qëndrimeve.

Turqia, një nga konkurrentet më të forta të turizmit gjatë viteve të fundit pa një rënie të fortë me 28% të net-qëndrimeve që u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i çmimeve, duke larguar turistët. Të dhënat e tjera të INSTAT për net-qëndrimet në Shqipëri, që raportohen mujore, treguan se rritja më e fortë e net-qëndrimeve ishte në muajt e parë të 2024-n, e ndikuar nga të huajt.

Gjatë muajve të verës, rritja u ngadalësua për shkak të çmimeve më të shtrenjta të hoteleve, sidomos nga turistët vendas dhe vijoi e dobët dhe në pjesën e fundit të vitit. Psh, në janar 2024, numri i net qëndrimeve nga jo-rezident u rrit me 69,3 % dhe i vendasve me 30.3%.

Në shtator numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 29,8 % dhe i vendasve vetëm me 3.1%. Në dhjetor jo rezidentët u rritën me 26% dhe vendasit me 8.7%. Po sipas INSTAT, në 2024-n, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend arriti në 11.7 milionë, me rritje 15.2% me bazë vjetore, duke shënuar nivel rekord.

Europa

Sipas Eurostat, në Europë, viti 2024 ishte viti më i mirë i turizmit të regjistruar ndonjëherë për Bashkimin Evropian, me një total prej mbi 3 miliardë netësh të kaluara në struktura akomoduese turistike.

Kjo përfaqëson një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin 2023 (+65.4 milionë netë), duke pasur një shtysë të fundit gjatë tremujorit të fundit të vitit. Të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme prej 67.2 milionë netësh nga vizitorët ndërkombëtarë (+4.9%) gjatë vitit 2024, ndërsa netët e kaluara nga turistët vendas shënuan një rënie të lehtë prej -0.1% (-1.8 milionë netë).

Ndër vendet me numrin më të lartë të netëve të kaluara në struktura turistike rezultojnë Spanja (500 milionë), Italia (458 milionë), Franca (451 milionë) dhe Gjermania (441 milionë), të cilat së bashku përbëjnë 61.6% të totalit të netëve të kaluara në BE. Në fund të renditjes ndodhen Luksemburgu (3.4 milionë), Letonia (4.7 milionë) dhe Estonia (6.6 milionë), me numrin më të ulët të netëve të kaluara nga turistët.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çfarë do t’u kushtojë më shumë amerikanëve nga tarifat në Meksikë, Kinë dhe Kanada
Artikulli tjetër Fjalimi në Kongres, Trump akuza ndaj administratës “Biden”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.