KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SPAK dyshon se Pëllumb Gjoka u përpoq të “ndikonte” vendimin për Sky ECC
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SPAK dyshon se Pëllumb Gjoka u përpoq të “ndikonte” vendimin për Sky ECC
AnalizeFokusKryesorePolitikeZhvillim

SPAK dyshon se Pëllumb Gjoka u përpoq të “ndikonte” vendimin për Sky ECC

Përditësimi i fundit: 5 Mars, 2025 10:07 am
177 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një dokument i rrjedhur në media sugjeron se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndërmori një seri veprimesh hetimore – përfshirë përgjimin ambiental ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, si pjesë e një procedimi për korrupsion pasiv. Sipas dokumentit, SPAK urdhëroi të kryhej midis datave 10 shkurt dhe 25 shkurt përgjimi në vende publike i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi, pasi kishte informacione se persona të interesuar kishin ndikuar te ai për mënyrën e formulimit të arsyetimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj një ankimi të biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Sipas dokumentit të rrjedhur në media, arsyetimi në favor të Gjokës nga Gjykata Kushtetuese do të përdorej edhe në mjaft gjykime të tjera të ngjashme, të bazuara në të dhënat e marra nga aplikacioni Sky ECC, pasi vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese është praktikë e detyrueshme për institucionet e tjera të drejtësisë.
SPAK nuk komentoi lidhur me vërtetësinë e kopjes së aktit të publikuar, si dhe as nuk bëri me dije nëse ka hetim për rrjedhjen në media të këtij dokumenti.

“Për momentin nuk kemi koment”, tha SPAK përmes koordinatores për marrëdhëniet me mediat.

Gjyqtari Gent Ibrahimi nuk ishte i arritshëm për koment nëpërmjet telefonit. Ndërkohë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Gjykata Kushtetuese mohoi se vendimet e saj mund të ndikoheshin në mënyrë të paligjshme.

“Nisur nga debati mediatik i ditëve të fundit për vënien nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme të një gjyqtari kushtetues, që lidhet me ushtrimin e veprimtarisë së tij, konsiderojmë me rëndësi të sqarojmë opinionin publik se, në ushtrimin e misionit kushtetues për garantimin e epërsisë së Kushtetutës, ajo udhëhiqet nga parimet e kolegjialitetit, pavarësisë dhe paanësisë, të sanksionuara në ligjin themelor,” – tha Gjykata Kushtetuese.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shpallur nga qeveria ‘Rama’ si investitor strategjik, u arrestua në korrik të vitit 2023 si pjesë e një organizate kriminale, pasi iu gjetën komunikime në aplikacionin Sky ECC që e lidhin me një sërë veprash penale të rënda, përfshirë vrasje.

Komunikimet e kapura nga autoritetet franceze në aplikacionin Sky ECC kanë shërbyer si bazë e një sërë hetimesh ndaj krimit të organizuar, politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të drejtësisë.

Gjoka e ankimoi vendimin që e mban në burg në të tria shkallët e gjykimit, duke kundërshtuar si të paligjshëm ndalimin e tij në bazë të provave të marra nga Sky ECC, por pa rezultat.

Në vijim paraqiti kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen të papërdorshme të komunikimeve Sky ECC, por me një vendim unanim të datës 30 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fjalimi në Kongres, Trump akuza ndaj administratës “Biden”
Artikulli tjetër Gripi i shpendëve, zgjerimi i vatrave mund të sjellë rritje të çmimit të vezëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.