KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mallrat e akcizës, nafta, birra dhe kafeja rritje të pazakontë në janar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mallrat e akcizës, nafta, birra dhe kafeja rritje të pazakontë në janar
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Mallrat e akcizës, nafta, birra dhe kafeja rritje të pazakontë në janar

Përditësimi i fundit: 6 Mars, 2025 10:32 am
210 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Importet e mallrave të akcizës shënuan rritje të fortë në muajin janar, përveç cigareve, duke reflektuar kërkesën në rritje për këto produkte kryesisht nga flukset më të larta të vizitorëve të huaj.

Të dhënat e Ministrisë së Financave referojnë se në janar 2025 importet e naftës shënuan rekord historik krahasuar me muajt janar ndër vite, duke arritur në 53,250 tonë, me rritje vjetore 15.7%.

Rritja e importeve të naftës lidhet me volumet më të larta të transportit dhe gjithashtu të investimeve në infrastrukturë. Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare të majit të cilat shoqërohen me rritje të injektimeve buxhetore.

Aktiviteti ekonomik dhe transporti intensifikohen në prag fushatash duke nxitur edhe rritjen e konsumit të karburanteve.

Nga ana tjetër rritja e numrit të vizitoreve të huaj në fillim të vitit 2025 lajmëron kërkesën në rritje për karburant. Në janar numri i të huajve që vizituan Shqipërinë u rrit me 14.5%.

Importet e kafesë shënuan gjithashtu një rekord historik me 723 tonë vetëm në janar, duke u rritur me 99% në krahasim me janarin 2024. Burimet nga tregu pohuan se grosistët e kafesë janë pritur të rrisin blerjet për t’u mbrojtur nga rritja e çmimeve të produktit në tregjet ndërkombëtarë.

Çmimi i kafesë në tregjet ndërkombëtare u rrit me 111% gjatë vitit të fundit prej ndryshimeve klimatike në vendet prodhuese. Rritja e importeve të kafesë në këtë janar lidhet edhe me bazën e ulët të importeve më 2024.

Në janar të vitit të kaluar importet e kafesë preken minimumin historik me vetëm 363 tonë me ulje 32% në krahasim me vitin 2023. Tregtarët limituan blerjet vjet në janar ku çmimet po rriteshin, po që atëherë kurba ka shkuar për më lart, duke e bërë të pasigurta pritshmëritë.

Kafeja është një produkt mjaft popullor në Shqipëri, me cilësi dhe çmim të mirë në krahasim me vendet e tjera europiane. Gjithashtu për shqiptarët kafeja është stil jetesë, ndërsa për servirjen e saj funksionojnë mijëra biznese në vend.

Baret dhe restorantet deri më tani nuk i kanë reflektuar në unison rritjen e çmimeve të importit të kafesë, por kanë lajmëruar se do të ketë ndryshim në pranverë ku edhe konsumi pritet të rritet me tej nga turistët.

Importet e birrës gjithashtu pësuan rritje të lartë në janar. Sasitë që erdhën nga jashtë për tregun vendas ishin 35 për qind më të lartë se në janarin 2024.

Me rënie të importeve ishin vetëm cigaret, sasitë e të cilave në janarin 2024 ishin 4% më të ulëta se një vit më parë në këtë periudhë.

Si rrjedhojë e zbatimit të kalendarit për rritjen e akcizës ndaj cigareve janë frenuar edhe sasitë e importeve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rikthehet Liga e Europës/ Bajrami dhe Hysaj në fushë
Artikulli tjetër Hetimet për kontenierët me mbetjet toksike, reagon prokuroria e Durrësit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.