Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump po planifikon të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për rreth 240,000 ukrainas që u larguan nga konflikti me Rusinë. Lajmin e kanë bërë të ditur një zyrtar i lartë i Trump dhe tre burime të njohura me këtë çështje. Lëvizja e administratës Trump është pjesë e ndryshimeve të thella të programeve të migracionit të epokës Biden.
Rikthimi i planifikuar për ukrainasit ishte duke u zhvilluar përpara se Trump të ‘përplasej’ me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy javën e kaluar. Po ashtu tre burimet thanë se kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të administratës Trump për t’i hequr statusin ligjor më shumë se 1.8 milionë emigrantëve të lejuar për të hyrë në SHBA sipas programeve të përkohshme humanitare nën administratën Biden.