KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mediat: Presidenti Trump kërkon mbylljen e Departamentit të Arsimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Mediat: Presidenti Trump kërkon mbylljen e Departamentit të Arsimit
BotaKomentPolitikeSociale

Mediat: Presidenti Trump kërkon mbylljen e Departamentit të Arsimit

Përditësimi i fundit: 7 Mars, 2025 9:05 am
189 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Zëdhënësja e Shtëpisë së bardhë Karoline Leavitt hodhi poshtë njoftimet e mediave amerikane se Presidenti Donald Trump do ta nënshkruante sot urdhërin për mbylljen e Departamentit të Arsimit.

Gazeta “The Wall Street Journal” njoftoi të mërkurën se Presidenti Donald Trump pritej të firmosë një urdhër ekzekutiv që do të realizonte një nga objektivat e tij të hershme, mbylljen e Departamentit të Arsimit.

Urdhri mund të nënshkruhet të enjten sipas gazetës, e cila i referohej personave në dijeni të çështjes, por pa i identifikuar ata.

Presidenti Trump ka bërë vazhdimisht thirrje për eliminimin e departamentit, duke e quajtur veprimtarinë e tij “një mashtrim të madh”.

Ai propozoi mbylljen e tij që në mandatin e parë si president, por Kongresi nuk veproi.

Republikanët kanë kërkuar prej kohësh mbylljen e departamentit. Sekretarja e Arsimit Linda McMahon, e cila u konfirmua nga Senati të hënën, ka mbrojtur planin e Presidentit Trump për të mbyllur agjencinë.

Por mbrojtësit e Departamentit thonë se është thelbësore që të ruhen standardet e arsimit të lartë publik si dhe akuzojnë republikanët se po përpiqen ta shdërrojnë arsimimin, në fitimprurës.

Një mbyllje e menjëhershme e departamentit mund të krijonte probleme për ndihmën prej dhjetëra miliarda dollarësh që marrin shkollat, duke filluar nga arsimi elementar, tek shkolla e mesme, apo ​për ndihmën që marrin studentët në kolegj.

Presidenti Trump tha muajin e kaluar se donte që departamenti të mbyllej menjëherë, por pranoi se për këtë do të nevojitej mbështetja e Kongresit që miraton fondet për departamentin.

Zonja McMahon u tha senatorëve se mbyllja e departamentit do të kërkonte miratim të Kongresit. Ajo premtoi në mënyrë të përsëritur se fondet federale për të ndihmuar distriktet shkollore me të ardhura të ulëta dhe studentët, do të vazhdojnë.

Presidenti Trump dhe këshilltari i tij, biznesmeni miliarder Elon Musk janë përpjekur të çmontojnë, pa miratimin e Kongresit, programe dhe institucione qeveritare, siç ishte rasti me Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), por një mbyllje e Departamentit të Arsimit, do të shënonte mbylljen e parë të një agjencie në nivel kabineti qeveritar.

Departamenti mbikëqyr rreth 100,000 shkolla publike dhe 34,000 private, por më shumë se 85% e financimit për shkollat publike sigurohen nga shtetet.

Departamenti u jep fonde federale shkollave dhe programeve që kanë nevojë, përfshirë fonde për të paguar mësuesit e fëmijëve me nevoja të veçanta, apo duke financuar programe artistike, si dhe rinovimin e infrastrukturës shkollore të vjetëruar.

Departamenti mbikëqyr gjithashtu 1.6 trilionë dollarë në kredi studentore për dhjetëra miliona amerikanë, të cilët nuk mund të përballojnë pagesën për universitetin.

Gjatë administratës Biden, republikanët e kritikuan departamentin kryesisht për nismën për faljen e huave studentore , si dhe politikat që lidhen me diversitetin, barazinë dhe programet e gjithëpërfshirjes.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shoqata Shqiptare e Turizmit kundërshton rritjen e TVSH-së në akomodim

‘Mos i kurseni!’/ Plumbat e gomës kundër protestuesve dhe gazetarëve

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, gabim njerëzor

Ndryshimet në paketën fiskale/ Qeveria pranon se u diktuan nga pakënaqësitë e studentëve

Netanyahu del i pari, por s’i mjaftojnë 53 mandate/ Opozita shpreson te koalicioni me partitë arabe

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presidenti Trump shtyn hyrjen në fuqi të tarifave për Meksikën
Artikulli tjetër Ndikimi i tarifave tek bizneset amerikane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Brnabiç ngre alarmin: Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Tetor, 2026
Miratohet rezoluta kundër embargos amerikane ndaj Kubës, Shqipëria abstenon
Analize Bota Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
The Times: “Vuçiç ishte pranë grushtit të shtetit”/ U tërhoq pas telefonatave nga qeveritë europiane
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Tetor, 2026
Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Marco Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion
Fokus Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.