KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dhunë në Bukuresht pas ndalimit të pjesëmarrjes në zgjedhje të kandidatit prorus
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dhunë në Bukuresht pas ndalimit të pjesëmarrjes në zgjedhje të kandidatit prorus
AktualeFokusPolitikeRajoni

Dhunë në Bukuresht pas ndalimit të pjesëmarrjes në zgjedhje të kandidatit prorus

Përditësimi i fundit: 10 Mars, 2025 10:18 am
186 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Mbështetësit e kandidatit prorus të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, janë përleshur me policinë në Bukuresht, duke shprehur zemërimin e tyre për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ka ndaluar të dielën kandidatit prorus të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale që do të rimbahen në maj, duke nxitur përplasje mes mbështetësve të tij dhe policisë.

Komisioni tha më 9 mars se nuk e ka pranuar palikimin e Georgescut bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila anuloi zgjedhjet e nëntorit, pas fitores së tij në rundin e parë.

“Kandidatura e tij nuk plotëson kushtet e kërkuara me ligj, siç janë përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në dhjetor të vitit 2024”, tha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Për këtë shkak, me rinisjen e procesit zgjedhor anëtarët e Komisionit konsiderojnë se është e papranueshme që të vlerësojnë se i njëjti person plotëson kushtet për të marrë udhëheqjen e Presidencës së Rumanisë”.

Georgescu, i cili është kritik i NATO-s dhe kundërshton mbështetjen rumune për Ukrainën, dorëzoi kandidaturën e tij për pjesëmarrje në zgjedhjet që do të mbahen më 4 maj dhe 7 mars.

Komisioni kishte 48 orë për të pranuar apo refuzuar aplikimin. Georgescu tani ka 24 orë që ta apelojë këtë vendim, që nxiti qindra mbështetës të tij të protestonin. Ata u përleshën me forcat e sigurisë para ndërtesës së Komisionit në Bukuresht.

Protestuesit dogjën objekte dhe hodhën në drejtim të policisë gjësende të forta, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës, thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Georgescu dhe mbështetësit e tij kanë pretenduar se autoritetet rumune po tentojnë të bllokojnë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale.

Pas vendimit të Komisionit, ai reagoi me zemërim duke e quajtur vendimin “goditje të drejtpërdrejtë në zemër të demokracisë”.

“Më ka mbetur vetëm një mesazh. Nëse bie demokracia në Rumani, e gjithë bota demokratike do të bjerë. Ky është vetëm fillimi. Është kaq e thjeshtë… Evropa tani është diktaturë, Rumania është nën tirani”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Liderët e partisë së ekstremit të djathtë e kanë dënuar vendimin e Komisionit Zgjedhor për mospranimin e kandidaturës së Georgescut.

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë i anuloi zgjedhjet presidenciale dy ditë para balotazhit në dhjetor, duke u thirrur në dyshimet se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhje në dobi të Georgescut.

Moska i ka mohuar akuzat.

Pjesëtarët e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, kanë thënë se anulimi i zgjedhjeve në Rumani është shembull sesi qeveritë evropiane shtypin lirinë e shprehjes dhe kundërshtarët politikë.

Elon Musk, burri më i pasur në botë dhe aleati i ngushtë i presidentit Tump, e ka quajtur të “çmendur” vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Rumanisë në rrjetin e tij social, X.

Georgescu është duke u hetuar për gjashtë vepra penale, përfshirë për anëtarësim në një organizatë fashiste dhe për komunikimin e të dhënave të rrejshme për financimin e fushatës zgjedhore.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mark Carney fiton garën për të zëvendësuar Trudeaun
Artikulli tjetër Pezullimi i ndihmave amerikane për Ukrainën, në shifra

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.