KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dëmtimi i ekosistemit natyror të Liqenit të Shkodrës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dëmtimi i ekosistemit natyror të Liqenit të Shkodrës
AnalizeKomentKryesoreSociale

Dëmtimi i ekosistemit natyror të Liqenit të Shkodrës

Përditësimi i fundit: 11 Mars, 2025 9:24 am
183 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ( IKMT ) ka nisur një operacion të gjërë në pjesën shqiptare të Liqenit të Shkodrës dhe në Lumin Buna për heqjen e strukturave të jashtëligjshme, që prej vitesh dëmtojnë ekosistemin e tyre natyror . Liqeni i përbashkët i Shkodrës, i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, vlerësohet si më i madhi në Ballkan, me rëndësi të veçantë për ekosistemin natyror, vlerat turistike dhe shumëllojshmërinë e shpendëve dhe peshqve. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, gjatë 30 viteve të fundit, një numër organizatash të huaja, kanë financuar projekte për mbrojtjen e ekosistemit të Liqenit të përbashkët të Shkodrës, por efektiviteti i tyre ka qenë i vogël.

Ndërhyrja e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Liqenin e Shkodrës vjen pas shqetësimeve të vazhdueshme të ekspertëve për dëmtimet që ka pësuar ndër vite ekosistemi i Liqenit të Shkodrës në pjesën shqiptare, kjo për shkak të ndërhyrjeve të jashtëligjshme.

Përgjatë viteve, peshkatarët kanë ndërtuar, në të dy anët e brigjeve të liqenit, një gardh që pengon komunikimin e liqenit me Lumin Buna dhe, më tej, me detin Adriatik.

“ Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka filluar ndërhyrjen në të gjithë sipërfaqen eLiqenit të Shkodrës për të lëvizur të gjitha strukturat e peshkimit, që janë të vendosura në Liqenin e Shkodrës si dhe të Dajlanit, i cili është i vendosur në të gjithë gjërësinë e shtratit të Lumit Buna. Që nga viti i kaluar, nuk janë të pajisur nga autoritetet përkatëse dhe, në këto kushte, po bëhet ndërhyrja pasi ato janë të paligjshme”.

Edhe tre vite më parë, Bashkia e Shkodrës është përpjekur të heq nga liqeni këto struktura të jashtëligjshme, por pa arritur, për shkak të mungesës së mjeteve të përshtatshme.

Sipas ekspertëve, ndërtimi i këtyre strukturave nga peshkatarët e zonës, si dhe shumë ndërtimeve të tjera përgjatë brigjeve të liqenit, kanë dëmtuar rëndë ekosistemin natyror të liqenit si në pjesën shqiptare, ashtu edhe atë të Malit të Zi.

“ Vitet e fundit, siç duket peshkatarët nuk i kanë hequr strukturat e peshkimit të vendosura në liqen. I kanë lënë vazhdimisht duke bërë një pritë shumë të madhe, duke ndaluar lëvizjen e peshqve nga deti për në brendësi të liqenit dhe e kundërta. Njëkohësisht kanë zënë edhe peshqit me madhësi të vogël, gjë që nuk lejohet”.

Liqeni i Shkodrës, me një gjatësi prej 45 kilometrash, përbën një pasuri të rëndësishme për të gjithë rajonin si nga ana ekonomike, ekoturistike dhe ekologjike. Për këtë, në vitin 2005 është shpallur si Zonë e Mbrojtur Ramsar me rëndësi ndërkombëtare.

Liqeni ka 45 lloje peshqish dhe 40 lloje shpendësh ujorë, disa prej të cilëve të rrallë. Për shkak të rëndësisë së tij, përgjatë viteve, një numër organizatash të huaja, përfshirë Bankën Botërore dhe Agjencinë Gjermane për Zhvillim Ndërkombëtar (GIZ) kanë financuar me dhjetëra programe dhe projekte për mbrojtjen e vlerave natyrore të Liqenit të përbashkët të Shkodrës, por efektiviteti i tyre ka qenë i pakët, kjo për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe keqmenaxhimit.

“ Vitet e fundit ka ndryshuar situata e peshkimit në Liqenin e Shkodrës, kjo për shkak të dyndjeve të mëdha në brigjet e liqenit gjatë viteve të demokracisë, ku një pjesë e njerëzve kaluan në sektorin e peshkimit. Kuptohet, pa njohuri fillestare, duke gjuajtur në forma të ndaluara, me mënyra të dëmshme dhe në periudha dhe vende të ndaluara për gjuetinë e peshkut. Kjo bëri që resurset peshkore të zvogëlohen mjaft duke e kthyer Liqenin e Shkodrës në amortizator të problemeve sociale”.

Ekspertët thonë se, megjithëse ekosistemi i Liqenit të Shkodrës është i njëjtë, ai nuk ka të njëjtin vlerësim në të dy anët e tij, në pjesën shqiptare dhe atë të Malit të Zi. Ndërsa në fillim të vitit 2022 qeveria shqiptare e shpalli pjesën shqiptare të liqenit “Rezervat Natyror i Menaxhuar”, pjesa malazeze prej shumë vitesh mban statusin e “Parkut Kombëtar”.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndalohet aktivisti palestinez që organizoi protestat anti-izraelite në Universitetin e Kolumbias
Artikulli tjetër Spiuni i dyshuar rus synon post të lartë sigurie në Serbi dhe Azi Qendrore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.