KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kremlini reagon ashpër për sulmin masiv në Moskë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kremlini reagon ashpër për sulmin masiv në Moskë
AktualeBotaFokusKoment

Kremlini reagon ashpër për sulmin masiv në Moskë

Përditësimi i fundit: 11 Mars, 2025 1:58 pm
181 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Rusia ka reaguar ashpër ndaj sulmit masiv me dronë të kryer nga Ukraina në rajonin e Moskës. Kremlini e konsideroi këtë sulm një paralajmërim për Perëndimin dhe akuzoi regjimin e Kievit për përshkallëzim të tensioneve.

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha se ky sulm është pasojë e mbështetjes që Perëndimi i ka dhënë Ukrainës. Ajo tha se Perëndimi është përgjegjës për krijimin e një “përbindëshi” që tani është duke shkaktuar rrezik global.

“Sulmi masiv i Ukrainës me dron ndaj Rusisë duhet të shërbejë si një paralajmërim për Perëndimin për “çmendurinë” e regjimit të Kievit”, tha Zakharova.

Ajo shtoi: “Sot Perëndimi duhet të përballet me çmendurinë e lëshuar të përbindëshit që ata e rritën, e ushqyen, e pajisën dhe e financuan pa kontroll”.

Sulmi ka përfshirë Moskën dhe rajonin e saj, duke shkaktuar të paktën tre viktima dhe duke dëmtuar ndërtesa të banimit dhe infrastrukturë të tjera. Dhjetëra persona janë raportuar të plagosur, kryesisht në qytezën Vidnoje dhe fshatin Jam, afër Domodedovos, sipas guvernatorit të rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 337 dronë të dërguar nga Ukraina janë rrëzuar, por ende nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e dronëve të përfshirë në këtë sulm, që konsiderohet të jetë një nga më të mëdhenjtë në territorin rus gjatë javëve të fundit.

Ky sulm ka ndodhur në një moment delikat diplomatik, ndërkohë që zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas po përgatiten për një takim në Arabinë Saudite për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në javët e fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase dhe objekteve civile, duke rritur presionin mbi autoritetet ukrainase dhe duke rritur tensionet diplomatike.

Sulmi ka pasur ndikim edhe në trafikun ajror, me agjencinë Federale të Transportit Ajror të Rusisë që ka njoftuar pezullimin përkohësisht të operacioneve në aeroportet Zhukovski dhe Domodedovo. Po ashtu, aeroporti i Vnukovos ka ndaluar pranimin e fluturimeve të ardhshme.

Në këtë situatë të tensionuar, autoritetet ruse vazhdojnë të vlerësojnë dëmet nga sulmet dhe monitorojnë mundësinë e kërcënimeve të tjera të mundshme.

 

Marrë nga Gazetadita.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan

Vuçiç letër NATO-s kundër hapjes së Urës së Ibrit

Flotilja ‘Sumud’ niset drejt Shqipërisë, si mobilizim ndërkombëtar kundër projektit turistik të Kushner

Kompania nën sekuestro e Inceneratorit të pa-ndërtuar të Tiranës, me fitim 8 milion euro më 2025-ën

Ndotja e ajrit mbyt Elbasanin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bllokimi i fondeve të BE për bujqësinë ushqen varfërinë edhe braktisjen
Artikulli tjetër Stadiumi i ri i Manchester United, 100 mijë vendësh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 18 Gusht, 2026
Si po e rigjallëron Trump demokracinë në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Gusht, 2026
Roja e plazhit vret turistin 20 vjeçar francez në Ksamil, arrestohet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.