Pas mbledhjeve të kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe ku disa nga kryebashkiakët shprehën ambicie për kandidim në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Matit ka dhënë sot dorëheqjen.
Agron Malaj është i pari nga kryebashkiakët që dorëzon postin për të kandiduar si deputet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Nesër do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Matit për të zgjedhur në këtë post zëvendëskryetarin.
Marrë nga CNA.al