KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndotja e ajrit dhe pensionet e ulëta, nxitës të rinj të emigracionit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ndotja e ajrit dhe pensionet e ulëta, nxitës të rinj të emigracionit
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Ndotja e ajrit dhe pensionet e ulëta, nxitës të rinj të emigracionit

Përditësimi i fundit: 12 Mars, 2025 10:59 am
139 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Faktorë të tillë si ndotja e ajrit, pensionet e ulëta dhe kontratat e punës, po bahen nxitës të rinj të emigracionit. Por paga më e lartë, një jetë më e mirë për fëmijët dhe shërbimet më të mira shëndetësore janë tre arsyet kryesore që po shtyjnë shqiptarët të emigrojnë jashtë vendit, sipas një anketës të fundit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që mati ndjesinë në lidhje me sigurinë në 6 vendet e Ballkanit perëndimor.

Anketa zbuloi një kategori të re emigrantësh në moshat e vjetra. Gjithnjë e më shumë po ikin nga vendi persona që po bashkohen me familjet e tyre dhe një kategori tjetër që ikën të përfitojë pension më të lartë në vendet pritëse.

Përveç azilkërkueseve tani gjithnjë e më shumë largimet po bëhen në mënyrë të rregullta, të tilla si kontratat e punës dhe bashkimet familjare. Gati 20 për qind e personave që kishin që kishin pohuar së do të largoheshin nga vendi kishin gjetur kontratë pune.

Lehtësimi i kritereve të punësimit sidomos në Gjermani po tërheqin shumë të rinj shqiptarë që tashmë në vend që të kërkojnë azil aplikojnë dhe marrin viza puna. Kriteret për gjuhën janë lehtësuar në disa profesione me aftësi të ulëta si në ndërtim dhe pastrim tani ikin lehtësisht.

Familjet shqiptarë që kanë emigruar më parë dhe tani janë bërë rezidentë në vendet pritëse, po bëhen magnet për tërheqjen e familjarëve të tjerë në Shqipëri. Ikjet për bashkim familjar janë një kategori i madhe. Nga personat që kanë pohuar se po planifikojnë të ikin nga Shqipëria 31 % zgjodhën si arsye bashkimin familjar.

Por gjithashtu një kategori pensionistesh janë duke u bashkuar më familjet jashtë vendit me qëllim për të përfituar pension më të lartë. Fëmijët po tërheqin prindërit, pasi pagesat e mbrojtjes sociale për moshat e vjetra janë shumë më të larta se pensionet në Shqipëri.

Gjithnjë e më shumë ka një kategori personash që takojnë shtresës së mesme që po ikin për shërbime më të mira arsimore dhe shëndetësore në vendet të tjera.

Një arsye tjetër që po vjen në rritje nga viti në vit është ndotja. Ndërtimet e shumta kudo në zonat e banuara dhe sidomos në Tiranë, e kanë dëmtuar cilësinë e jetesës. Gati 13 % për qind e personave që planifikojnë të largohen rendisin si arsye cilësinë më të mirë të ajrit dhe klimës në vendet pritëse.

Gjithashtu arsyeja për të studiuar jashtë vendit vlen për 19 për qind të personave që kanë planifikuar të ikin. Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Anketa gjeti se rreth 28% e shqiptarëve kanë zhvilluar plane largimi. 11% kanë një plan, por jo ende të qartë, 11% kanë zhvilluar tashmë një plan emigrimi, teksa 6% kanë afate të qarta largimi, ndërsa 66% nuk duan të largohen. Nga ata që duan të largohen 67% po shfrytëzojnë rrjetet me afërmit dhe miqtë jashtë vendit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqiptarët “braktisin” euron
Artikulli tjetër Fryhet kostoja e hekurudhës Tiranë-Durrës, zgjaten edhe afatet e përfundimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.