KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fryhet kostoja e hekurudhës Tiranë-Durrës, zgjaten edhe afatet e përfundimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Fryhet kostoja e hekurudhës Tiranë-Durrës, zgjaten edhe afatet e përfundimit
AktualeAnalizeFinanceKryesore

Fryhet kostoja e hekurudhës Tiranë-Durrës, zgjaten edhe afatet e përfundimit

Përditësimi i fundit: 12 Mars, 2025 11:02 am
194 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Linja hekurudhore Tiranë- Durrës nuk përfundon as gjatë këtij viti, ndërsa kostot e projektit janë rritur me 63 për qind që prej fillimit të punimeve.

Në shkurt të vitit 2021, zyrtarët shqiptarë premtuan gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës se linja hekurudhore Tiranë- Durrës, bashkë me një segment të ri drejt Rinasit, do të rehabilitohej brenda 30 muajsh dhe do të kushtonte 69.6 milionë euro në total.
Por katër vite më vonë, linja hekurudhore nuk ka përfunduar ende, ndërkohë që kostot e saj janë rritur me gati 63 për qind.

Linja hekurudhore Tiranë- Durrës pritet të shkurtojë në 22 minuta udhëtimin mes dy qyteteve dhe sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ky projekt parashikohet t’u shkurtojë 55 milionë euro në vit përdoruesve aktualë të automjeteve private.

Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe një kredi e marrë nga qeveria shqiptare pranë Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, ndërsa tenderi u fitua nga kompania italiane INC SPA.

Projekti ishte parashikuar që të kushtonte 69.6 milionë euro, por sipas këshilltarit të Hekurudha Shqiptare, Leonard Jani, kostot e saj kanë shkuar tashmë në 110 milionë euro.

Jani i tha BIRN se një shtesë fondi prej 10.5 milionë eurosh shkoi për restaurimin e stacioneve, të cilat pritet të përfundojnë brenda këtij viti. Ndërkohë, rritja e çmimeve të vitit 2022 për materiale si shina, traversa apo sinjalizues solli një faturë shtesë prej 29 milionë eurosh.

“Projektuesit kanë punuar që godinat e ardhshme të kenë të njëjtën arkitekturë, të dallueshme nga publiku. Tashmë është përcaktuar firma kontraktore, dhe deri në fund të vitit stacionet do të jenë gati,” tha Jani për BIRN.

Zbatimi i projektit është përballur edhe më vështirësi të tjera, të tilla si shpronësimet e banesave, trojeve dhe bizneseve pranë linjës hekurudhore, sipas standardeve të ndjekura nga BERZH.

“Megjithëse mjaft prej pronave të legalizuara ndër vite janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin e Kodit Hekurudhor, ato tashmë janë kompensuar, duke i hapur rrugë procesit të ndërtimit të linjës Durrës – Tiranë,” shtoi më tej Jani.

Linjat hekurudhore shqiptare filluan të ndërtohen gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërsa gjatë kohës së Komunizmit u ndërtuan lidhjet Shkodër-Vlorë, Durrës – Guri i Kuq në Pogradec si dhe dy zgjatime industriale drejt Fier – Ballsh dhe Milot – Klos. Linjat hekurudhore u braktisën nga udhëtarët për shkak të ngadalësisë së trenave, ndërsa investimet aktuale janë të parat në këtë sektor që nga rënia e komunizmit.

Linja hekurudhore Tiranë – Durrës nuk është e parashikuar për trena të shpejtë elektrikë, ndonëse sipas Janit, një projekt i tillë po parashikohet për një fazë të dytë.

Linja elektrike ajrore në të gjithë gjatësinë prej 34.2 km parashikohet të shtrohet pas përfundimit të një projekti tjetër, kur shfrytëzimi i trenave do të ketë nisur normalisht.

“Në projektin që po zbatohet është parashikuar vetëm vendosja e bazamentit të kolonave mbajtëse të linjës elektrike,” tha Jani, inxhinier me përvojë 50-vjeçare në sistemin hekurudhor shqiptar.

Aktualisht, nga 390 km linjë hekurudhore, në Shqipëri funksionon vetëm segmenti Durrës – Elbasan me gjatësi 76 km. Linja Durrës- Tiranë pritet të hyjë në funksionim vitin e ardhshëm.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestë në Tiranë për Arlinda Zekajn, që paralajmëroi vrasjen e saj

Ligjet antiprotestë: më shumë kontroll mbi protestuesit, asnjë llogari për policinë

AKEP ndalon rritjet e fshehta të tarifave celulare

Dialogu i Ramës, mes ftesës dhe përbetimit për ndëshkime

Erilinda Lala, drejtoresha “biznesmene” e Tatimeve, që nuk paguan tatimet te hoteli i saj në Borsh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndotja e ajrit dhe pensionet e ulëta, nxitës të rinj të emigracionit
Artikulli tjetër Vasil Sterjovski kërkesë në KQZ për çregjistrimin nga koalicioni i PD-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
Tre qytetarë çmontojnë publikisht mashtrimet e Ramës
Analize Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
Pa u ndjerë dhe mes rrëmujës në Kuvend, Shqipëria i hap rrugën lekut digjital
Analize Finance Fokus HI-Tech Kryesore Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Nëntor i nxehtë për Gent Sejkon, telefonat e sekuestruar në Gjykatën e Lartë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.