KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria me nivelin më të lartë të fëmijëve nën 6 vjeç në rrezik të varfërisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria me nivelin më të lartë të fëmijëve nën 6 vjeç në rrezik të varfërisë
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Shqipëria me nivelin më të lartë të fëmijëve nën 6 vjeç në rrezik të varfërisë

Përditësimi i fundit: 12 Mars, 2025 11:35 am
190 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Rreth 48 për qind e fëmijëve poshtë 6 vjeç në Shqipëri janë në rrezik të varfërisë vlerësoi një raport i fundit i Bashkimit Europian, i cili vlerësoi zhvillimet në arsimin e fëmijëve poshtë 6 vjeç në Europë.

Siç tregon grafiku i mëposhtëm fëmijët shqiptarë në rrezik të varfërisë janë më shumë se dyfishi i mesatares se BE-së 23,5% me 2023.

Sipas përcaktimeve të Eurostat, fëmijët konsiderohen të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social nëse ata jetojnë në familje me të ardhura që janë më pak se pragu 60 % i të ardhurave mesatare kombëtare.

Gjithashtu ata konsiderohen në rrezik të varfërisë nëse vuajnë nga privimi i rëndë material dhe social, që do të thotë se familjet e tyre nuk munden të përballojë të paktën 7 nga 13 nevoja për një jetesë normale.

Këto nevoja përfshijnë të pasurit mundësi të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta, të blejnë rroba të reja, të kenë dy palë këpucë që përshtatshme dhe te kenë mundësi të kalojnë një javë pushime larg shtëpisë.

BE vlerëson se në mesin e fëmijëve në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social është e zakonshme të gjesh familje që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar ose që jetojnë me një prind, ose fëmijë që kanë prindër me paga të ulëta ose të papunë.

Krahasimi i Bashkimit Europian tregoi se Shqipëria kryesoi renditjen për nivelin e lartë fëmijëve në rrezik të varfërisë, e ndjekur nga Turqia dhe Mali i Zi.

Ndër shtetet anëtare, në vitin 2023, përqindjet më të larta të fëmijëve nën moshën 6 vjeç në rrezik të varfërisë e kishte Rumania 35.3%, Bullgaria 34,2% dhe Spanja 34,1%.

Sllovenia është e vetmi vend europian që regjistron më pak se 10% të fëmijëve nën moshën 6 vjeç në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.

Në Çeki, Kroaci, Luksemburg, Holandë, Poloni, Finlandë dhe Norvegji 12-15% të fëmijëve nën 6 vjeç jetojnë në rrezik të varfërisë.

Të dhënat tregojnë se përqindja e fëmijëve në moshën 0–5 vjeç që përballet me varfërinë ose përjashtimin social ka rënë në shumicën e vendeve evropiane që nga viti 2015. Serbia dhe Rumania spikasin me ulje prej 15.3 dhe 14.4 pikë përqindjeje përkatësisht secila .

Rënie të treguesit kishte edhe në Bullgari, Letoni, Hungari dhe Mal të Zi. Në të kundërt, përqindja e fëmijëve në rrezik të varfërisë ose përjashtimi social është rritur me 8.9 për qind pikë në Turqi që nga viti 2015.

Ndryshe nga Shqipëria një numër i madh vendesh në Europë promovojnë masa lehtësuese dhe mbështetje për familjet që po rrisin fëmijë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vuçiç provokon protestuesit: Duhet të më vrisni nëse doni të më zëvendësoni
Artikulli tjetër Deri në 400 vdekje shtesë çdo vit nga valët e të nxehtit, në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.