KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve gjermanë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve gjermanë
AnalizeEkonomiSocialeZhvillim

Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve gjermanë

Përditësimi i fundit: 13 Mars, 2025 9:55 am
134 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pasioni i gjermanëve për udhëtimet nuk është ulur as në kohët më të vështira ekonomike. “Pavarësisht të gjitha sfidave ekonomike dhe gjeopolitike – gjermanët po udhëtojnë! Pushimet duket se janë gjëja e fundit për të cilën ata janë të gatshëm të kursejnë,” thotë presidenti i Shoqatës Gjermanetë Agjencive të Udhëtimit (DRV), Norbert Fiebig.

Të ardhurat totale nga sezoni veror, i cili zgjat nga maji deri në tetor 2024, është rritur me 12 për qind në krahasim me vitin e kaluar, sipas të dhënave të DRV. Numri i pasagjerëve u rrit me gjashtë për qind. Për të gjithë vitin turistik, nga nëntori 2024 deri në tetor 2025, DRV parashikon rritje të të ardhurave prej 11 për qind dhe katër për qind më shumë pasagjerë.

Përveç kësaj, qytetarët gjermanë po prenotojnë pushimet e tyre verore më herët. “Rezervimi i hershëm është i preferuar,” thekson Fiebig për trendin në ndryshim.

Gjermanët po shpenzojnë më shumë se kurrë më parë për udhëtime

Gjermanët kanë shpenzuar tashmë shuma rekord për udhëtime vitin e kaluar, sipas analizave të institutit YouGov DRV. 83.4 miliardë euro janë shpenzuar për udhëtime të rezervuara paraprakisht, që është 5.6 për qind më shumë se një vit më parë.

Rritjen më të madhe këtë verë e shënojnë paketat për vendet e Mesdheut Lindor dhe udhëtimet në distanca të gjata. Sipas të dhënave të DRV, numri i rezervimeve të paketave për pushime është rritur me gjashtë për qind. Ndërsa destinacioni më i preferuar është Turqia, me të ardhura rreth 1.2 miliardë euro.

Përveç vendeve klasike të pushimeve si Spanja (gjithashtu rreth 1.2 miliardë euro të ardhura) dhe Greqia (1 miliard euro), në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu destinacione më të përballueshme si Tunizia, Bullgaria dhe Egjipti.

“Në kohë sfiduese ekonomike, paratë nuk shpenzohen aq lehtë – dhe kjo reflektohet në zgjedhjen e destinacioneve të udhëtimit”, tha Fiebig.

Rekomandimet e “Insajderit” janë gjithnjë e më të rëndësishme

Sipas DRV, një nga destinacionet më të preferuara të mundshme të këtij viti është Shqipëria, që ishte edhe vend partner ipanairit ITB, në Berlin. Shqipëria ka shënuar normën më të lartë të rritjes për verën, prej 36 për qind. Megjithatë, krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut, të ardhurat totale nga turizmi me këtë vend mbeten relativisht të ulëta.

Të dhënat bazohen në të ardhurat e agjencive tradicionale të udhëtimit dhe platformave të operatorëve turistikë online. Janë marrë parasysh të gjitha rezervimet deri në fund të janarit 2025, ndërsa nuk janë përfshirë rezervimet përmes call center, Booking dhe Airbnb.

Trendi i qëndrueshmërisë, në të cilin vendet turistike, përfshirë Kroacinë, kanë investuar shumë energji në vitet e fundit, duket se nuk luan ndonjë rol. “Vetëm një e pesta e turistëve janë të gatshëm të paguajnë më shumë për një udhëtim bazuar në parimin e qëndrueshmërisë”, sipas një studimi nga Klubi gjerman i automobilave ADAC.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Austri: Pezullohet bashkimi familjar në ligjin për azilin
Artikulli tjetër Deputetët demokratë që nuk garojnë më, dhe ata që u lanë në listat e hapura

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.