KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Personat me aftësi të kufizuar kërkojnë prioritet nga politika
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Personat me aftësi të kufizuar kërkojnë prioritet nga politika
AktualeKryesoreOpinionSociale

Personat me aftësi të kufizuar kërkojnë prioritet nga politika

Përditësimi i fundit: 13 Mars, 2025 11:09 am
127 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Një dëgjesë publike e organizuar të mërkurën nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) rreth çështjeve të aftësive të kufizuara bëri bashkë përfaqësues të Kuvendit dhe persona me aftësi të kufizuar.

Në prag të afatit përfundimtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, përfaqësuesit politikë dhe anëtarët e komisioneve parlamentare nisën fjalimet e tyre me ndjesë publike për dështimet në përmirësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuara.

Zheni Gjergji, deputete e Partisë Demokratike, kryetare e Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, theksoi nevojën që politika të ndalojë së trajtuari këtë komunitet thjesht si statistika, por si qytetarë me të drejta të barabarta.

“Me aftësi të kufizuara jemi ne si politikbërës, qeverisje dhe institucionale, jemi ne që nuk arrijmë ta kuptojmë si duhet dhe të angazhohiemi në këtë sfidë dhe të ofrojmë zgjidhje të menjëhershme”, deklaroi Gjergji.

Deputetja përmendi disa nga problematikat kryesore, si qasja e barabartë në arsim dhe punësim, mungesa e përkrahjes sociale dhe vështirësitë në të pasurit akses. Ajo argumentoi se rivlerësimi i mbështetjes ekonomike duhet të bazohet te përcaktimi i minimumit jetik për të garantuar pavarësi dhe mirëqenie sociale.

“Nëse ne vendosim të përcaktojmë si shtet minimum jetik, natyrisht indeksimi i pagës suaj në bazë të minimumit jetik do të thoshte më shumë pavarësi dhe më shumë mirëqenie për familjet tuaja”, argumentoi Gjergji.

Ndërkohë, Klodiana Spahiu, deputete e Partisë Socialiste, nënkryetare e të njëjtit komision, u shpreh se përfaqësimi i këtij komuniteti është zgjeruar dhe se janë ndërmarrë disa hapa për qasjen në infrastrukturë dhe rritjen e numrit të mësuesve ndihmës. Por ajo pranoi se standardet evropiane mbeten ende larg.

“Zëri juaj tani nuk është vetëm në seancën dëgjimore që vjen si kërkesë në parlament, por është edhe në grupet e miqësisë që janë në Kuvend. Kemi arritur gjëra që kanë qenë në shërbim të grupeve të interesit”, theksoi Spahiu.

Orjola Pampuri, deputete e Koalicionit Euroatlantik, në përgjigje të deputetëve të tjerë tha se nuk ka vend për ndjesë. Ajo e argumentoi këtë me faktin se për 34 vite politika ka dështuar t’u japë zgjidhje çështjeve të personave me aftësi të kufizuar duke u justifikuar me mungesë fondesh.

“Mendoj se fondet nuk mungojnë, por ka munguar vendosja në prioritet. Sepse të subvencionosh terapitë për personat me aftësi të kufizuar që I kanë themelore, për disa janë thelbësore, është jetike,” deklaroi ajo.

Etjen Xhafaj, deputet i PS-së, pjesë e grupit parlamentar “Miqtë e personave me aftësi të kufizuar”, vuri në dukje disa të dhëna mbi përpjekjet aktuale, si përfshirja e 210 nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin profesional me 59 mësues ndihmës dhe skemat e subvencionimit për punësimin e tyre. Megjithatë, ai pranoi se ka ende shumë për të bërë.

“Me terma konkretë”, në fund sfidat u mbeten personave me aftësi të kufizuar 

Personat me aftësi të kufizuar të pranishëm në dëgjesë ngritën shqetësime konkrete mbi vështirësitë që hasin gjatë përditshmërisë në akses.

Stefan Paloka, me aftësi të kufizuar në shikim, tregoi vështirësitë e përditshme që has në lëvizjet në rrugë pa orientim të përshtatshëm për personat me shikim të kufizuar.

“Nga Don Bosko deri te Ringu e më pas këtu, nuk kam asnjë indicie që të më orientojë në rrugë. Mjafton kjo për të kuptuar sa keq jemi”, u shpreh ai.

Sipas Palokës, Shqipëria shpenzon vetëm 11.2% të PBB-së për mbrojtjen sociale, shumë më pak se mesatarja e BE-së, e cila është rreht 28%.

Suela Lala, përdoruese e karrocës me rrota, njëherazi një nga advokueset më të zëshme të të drejtave të këtij komuniteti, tha se çështja e aftësisë së kufizuar nuk është vetëm çështje dashamirësie, por një çështje e të drejtave të njeriut.

“Aksesueshmëria në infrastrukturë dhe shërbime duhet të jetë e garantuar me ligj, jo të mbetet në dëshirën e politikës,” theksoi ajo, duke sjellë si shembull problematikat e trotuareve në projektin e Unazës së Re, të cilat nuk kanë shirita për personat që nuk shohin.

Adivije Hoxha nga Durrësi kërkoi përfshirje të plotë të personave me aftësi të kufizuar në jetën sociale, politike dhe ekonomike, ndërsa Bardhylka Kospiri, eksperte e çështjeve të aftësive të kufizuara, kërkoi krijimin e një strukture të dedikuar për inspektimin e aksesueshmërisë në ndërtime dhe shërbime publike.

“Mos na përjashtoni nga jeta sociale, politike, arsimimi. Kërkojmë edhe trjatimin social. Ndjehemi keq kur kujdestarët tanë na shërbejnë 24 orë dhe ata trajtohen me një pagesë lëmoshë”, theksoi Hoxha.

Në përfundim, Gjergji Vurmo, lehtësues i diskutimit dhe përfaqësues i IDM-së, tha se dhjetë rekomandime të hartuara pas konsultimeve me komunitetin e personave me aftësi të kufizuar, i janë përcillen Kuvendit.

 

Marrë nga Citizens

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Dënimet e Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin protestat

Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, përplasen me policinë

DEA amerikane ngre alarmin për mafien shqiptare

Gjykata e Tiranës liron protestuesit pas tubimit të së hënës

Brajan Gruda merr zyrtarisht ftesën nga Gjermania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në vitin 2024 eksportuam grurë, kryesisht drejt Greqisë, Kosovës dhe SHBA-së
Artikulli tjetër Organizatat e mediave të shqetësuara për politizimin e Këshillit të ri Drejtues të RTSH

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Itali/ Ministri i Arsimit merr zarfin kërcënues me një plumb brenda
Aktuale Bota Fokus Politike 17 Shtator, 2026
FAZ ngre pikëpyetje për proporcionalitetin e dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Fokus Opinion Rajoni Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
Tromp: Specialja u krijua për ta kënaqur Serbinë, jo për drejtësi
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 17 Shtator, 2026
Vukushiç: Dënimet e Speciales janë shumë të larta, krahasuar me ato nga gjykatat tjera për krime të ngjashme
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.