KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Putin: Dakord në parim me propozimin amerikan për armëpushim në Ukrainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Putin: Dakord në parim me propozimin amerikan për armëpushim në Ukrainë
AktualeBotaKomentPolitike

Putin: Dakord në parim me propozimin amerikan për armëpushim në Ukrainë

Përditësimi i fundit: 15 Mars, 2025 8:58 pm
206 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti rus Vladimir Putin tha në fundjavë, se ai është dakord në parim me propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, por shtoi se kushtet e tij duhet të përpunohen dhe se një pauzë e tillë duhet të hapë rrugën drejt paqes së qëndrueshme.

“Ne sigurisht e mbështesim atë”, tha Presidenti Putin në një konferencë shtypi në Moskë. “Por ka çështje që duhet t’i diskutojmë dhe mendoj se duhet ta diskutojmë atë me kolegët dhe partnerët tanë amerikanë.”

Presidenti rus foli në një konferencë shtypi me Presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko para takimit me të dërguarin e Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff i cili mbërriti në Moskë sot.

Presidenti rus tha se armëpushimi duhet të eliminojë shkaqet bazë që çuan në fillimin e konfliktit dhe se mbeten ende shumë detaje për t’u zgjidhur.

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një pauzë 30 ditore në luftime për të cilën Ukraina ka rënë dakord.

Një zyrtar ukrainas tha sot se Kievi e kupton se nuk mund t’i marrë dot ushtarakisht gjithë territoret që ka humbur dhe se këtë duhet ta bëjë me rrugë diplomatike me kalimin e kohës. Zyrtari po ashtu shtoi se Kievi nuk do ta njohë sovranitetin e Moskës mbi territoret ukrainase që Rusia ka pushtuar. Zyrtari shtoi se në takimin me zyrtarët amerikanë në Xhedah, nuk u diskutua për të bërë lëshime territoriale.

Mbështetja e Presidentit Putin për armëpushimin e propozuar nga Uashingtoni, për të cilin Kievi tashmë ka rënë dakord është shansi më i mirë deri tani për të përfunduar luftën në Ukrainë.

Sulmi i Rusisë ndaj vendit fqinj në vitin 2022 ka shkaktuar qindra mijëra viktima dhe të plagosur, ka zhvendosur miliona banorë, shkatërruar qytete të tëra dhe ka nxitur përballjen më të rëndë në dekada mes Moskës dhe Perëndimit.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve
Artikulli tjetër Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.