KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protestë e opozitës për mbylljen e TikTok-ut, mijëra të rinj mblidhen para kryeministrisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Protestë e opozitës për mbylljen e TikTok-ut, mijëra të rinj mblidhen para kryeministrisë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Protestë e opozitës për mbylljen e TikTok-ut, mijëra të rinj mblidhen para kryeministrisë

Përditësimi i fundit: 15 Mars, 2025 9:36 pm
151 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Partia Demokratike zhvilloi pasditen e kësaj të shtune protestën e thirrur për mbylljen e aplikacionit TikTok. Protesta nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në 20:20.

Tubimi u mbajt para kryeministrisë, ku dhjetëra qytetarë u mblodhën me pankarta në duar në të cilat shkruhej “Kundër censurës”, “Martinin e vrau qeveria jo TikTok”, “E ke çuar dhe TikTok-un në emigracion etj.

Protesta ishte një marshim i qetë dhe nuk u rejgistruan incidente, përveç se në nisje të tubimit ku u hodhën disa mjete piroteknike në shenjë revolte por pa dëmtime në njerëz.

Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. Ai tha se kreu i qeverisë sipas tij sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i TikTokut, por një armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarë.

Nga protesta folën gjithashtu në një prononcim për mediat edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, si Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Asllan Dogjani si dhe aktori Mehdi Malkaj të cilët e cilësuan mbylljen e aplikacionit TikTok si një akt censurues për fjalën e lirë.

Një i ri gjimnazist mbajti gjithashtu fjalën në protestë. Ai shpërtheu në kritika ndaj qeverisë, ndërsa ka ironizuar edhe deklaratën e një të riu të FRESH i cili gjatë fjalimit të tij në kongresion rinor të PS-së tha se rinia ishte petalja e trëndafilit socialist. I riu i bëri thirrje kreut të qeverisë së ky i fundit mund të mbyllë TikTokun por në fund do të marrë Noc Rrokun referuar deklaratëve të këtij të fundit për opozitën dhe liderin demokrat Berisha.

Protesta e Opozitës për mbylljen e TikTokut përfundoi pas rreth një ore nga nisja.

Pas marshimit paqësor qytetarët janë shpërndarë, duke liruar kështu bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në të cilin ishte bllokuar qarkullimi për disa orë.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE refuzon mishin shqiptar, shkak mungesa e sigurisë
Artikulli tjetër Mbyllja e platformës TikTok, Proton VPN: Rritet numri i shqiptarëve të interesuar për fshehjen e IP-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Belind Këlliçi i kërkon llogari Prokurorisë së Tiranës: “Dy javë dhunë ndaj të rinjve, asnjë polic i arrestuar”
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.