Mund të fillojë numërimi mbrapsht për të zbuluar se kur Paris Saint-Germain do të kurorëzohet sërish kampion i Francës.
Skuadra e Luis Enrique kapërceu edhe pengesën e Marsejës, duke fituar 3-1 dhe duke kaluar kështu në +19 nga vendi i dytë në krye të Ligue 1.
Dembelé si përherë hapi rezultatin për PSG-në në minutën e 17-të, Nuno Mendes dyfishoi epërsinë në minutën e 42-të, Gouiri shkurtoi diferencën në fillim të pjesës së dytë në minutën e 51-të dhe ndeshja u mbyll me autogolin e ish-lojtarit të Sassuolo, Pol Lirola në minutën e 76-të. Kaq mjaftoi.
Pas kësaj ndeshjeje të javës së 26-të, PSG-ja ngjitet në kuotën 68 pikëve, duke thelluar epërsinë ndaj Marsejës që e ndjek me +19 pikë.