KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjukanoviç paralajmëron për konflikt të ri, në Ballkan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjukanoviç paralajmëron për konflikt të ri, në Ballkan
AnalizeOpinionRajoni

Gjukanoviç paralajmëron për konflikt të ri, në Ballkan

Përditësimi i fundit: 7 Korrik, 2024 8:28 pm
137 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nga Enver Bytyçi

Të hënën e shkuar, më 1 korrik 2024, presidenti Ilir Meta organizoi këtu në Tiranë një konferencë me temën “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”. Merrnin pjesë përfaqësues nga disa vende të rajonit, ku spikatën ish-presidenti i fundit i Federatës Jugosllave, njëkohësisht ish-president dhe kryeministër i Kroacisë, Stipe Mesiç, presidenti dhe kryeministri më jetëgjatë i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ish-kryeministri dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu, ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari dhe personalitete të tjera të institucioneve shkencore të gjeopolitikës në rajon e në Shqipëri.

Mesazhet e kësaj konference të nivelit klas jo thjesht në organizim, por sidomos në përçimin e ideve, opsioneve, analizës dhe perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin ato që tërhoqën vëmendjen për pjesëmarrësit dhe opinionin publik. Folësit kishin bërë histori në aspektin gjeopolitik e në qeverisje, secili në mënyrën e tij.

Presidenti Ilir Meta, si ideator dhe organizator e mikpritës i këtij eventi, kishte kaluar eksperiencat në qeverisje thuajse në të gjitha shkallet e qeverisjes. President i Republikës së Shqipërisë, kryeministër, kryetar i Kuvendit, zv. kryeministër dhe ministër i Jashtëm, apo i ekonomisë etj, ai në fillim e në fund të samitit, shpalosi jo vetëm idetë e tij, por edhe shprehu eksperiencën e jashtëzakonshme në çështjet e politikës e të gjeopolitikës rajonale e më gjerë. Në thelb dy ishin linjat e tij: – Është demokracia dhe jo stabilokracia që i bën vendet e rajonit të bashkohen e të konkurrojnë nga pikëpamja gjeopolitike. Dhe e dyta, është integrimi evropian dhe jo iniciativat kundërvënëse të tij, si Open Ballkan, ajo që na forcon përballë rreziqeve për sigurinë rajonale.

Edhe Stipe Mesiç, me eksperiencën dhe kthjelltësinë e tij të jashtëzakonshme kërkoi që rajoni të mos përsërisë gabimet e së shkuarës, duke u rrekur pas nacionalizmave anakronikë. Mesiç ishte protagonist i spikatur i kthesës gjeopolitike në fund të viteve 1980. Ai bllokoi ndryshimet kushtetuese për heqjen e autonomisë së Kosovës në Kuvendin Federativ të Jugosllavisë, duke penguar legjitimitetin e vendimit të Kuvendit të Serbisë e të Kosovës për këto ndryshime në mars të vitit 1989. Mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese të heqjes së autonomisë së Kosovës u dha të drejtën juridike shteteve demokratike në Perëndim dhe organizatave ndërkombëtare që të mos pajtohen në asnjë moment me masat e dhunshme të Serbisë në Kosovë dhe heqjen e autonomisë së saj. Në këtë këndvështrim Stipe Mesiç ishte në këtë konferencë jo vetëm si mendimtar, por edhe si aktor e lojtar i jashtëzakonshëm në gjeopolitikën rajonale. Ai ishte ndoshta njohësi më i mirë i konflikteve të gjysmës së dytë të shekullit XX në ish-Jugosllavi, njohësi më i mirë i rrënjëve të këtij konflikti dhe sidomos të luftërave të fundit në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë.

Megjithatë në këtë konferencë tërhoqi vëmendjen autoriteti më i madh i tri-katër dekadave të fundit në Mal të Zi, Milo Gjukanoviç. Kam lexuar dhe e kam cituar një intervistë të tij të prillit 1999 dhënë gazetës “Frankfurter Rundschau”, të Gjermanisë, në të cilën thoshte se “Ne nuk mund të qëndrojmë në të njëjtin tren me Milosheviçin”! Ishte momenti kur ai lajmëroi kthesën historike të Malit të Zi, edhe pse ky vend ishte asokohe pjesë e Federatës Serbi-Mali I Zi. Pra, kur NATO lëshonte bomba në Serbi, Kosovë e Mal të Zi kundër pikave ushtarake e policore të Serbisë, Milo Gjukanoviç lajmëroi se do të shënonte kthesën më të madhe gjeopolitike në historinë e vendit të tij.

Në korrik 2006, më pak se dy vite para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Gjukanoviç shpalli pavarësinë e Malit të Zi dhe shkëputjen nga federate e përbashkët me Serbinë. E bëri vendin e tij anëtar të NATO-s dhe e çoi në dyert e Bashkimit Europian. Por akti i tij i ndryshimit të aleancave nga Lindja në Perëndim, nuk ka të bëjë vetëm me Malin e Zi. Gjukanoviç i dha mundësinë Kosovës të shpallte pavarësinë e shtetësinë e saj, një ngjarje tjetër kjo gjeopolitike e jashtëzakonshme. E krijoi këtë mundësi për Kosovën, sepse u shpërbë Federata Jugosllave. Dhe sipas rezolutës 1244 statusi i Kosovës do të duhej të vendosej brenda kufijve të federatës, nëse ajo do të ekzistonte, por jo brenda kufijve të Serbisë. Prandaj dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010 shkruan në vendimin e saj se pavarësia e Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me Rezolutën 1244! Kjo falë shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi nga ana e Gjukanoviç.

Ndaj dhe paralajmërimet e ish-presidentit të Malit të Zi, se sot rajoni po shkon drejt të njëjtit konflikt si në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar, kanë rëndësi jetike për aktorët përgjegjës për paqen e stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

I ftuari tjetër special i Ilir Metës ishte njëkohësisht Ahmet Davutoglu, ish kryeministër dhe ish ministër i Jashtëm i Republikës së Turqisë, një vend mik i Shqipërisë dhe I shqiptarëve. Davidoglu foli në konferencën e së hënës edhe si akademik, duke u thelluar në tiparet e shtetit demokratik, me qëllim arritjen e objektivave gjeopolitike.

Të gjithë ata sa folën e të gjitha ato që u thanë në këtë konferencë, përbëjnë një linjë orientuese të qëndrueshme në politikat ballkanike të vendeve të rajonit dhe janë pika referimi për të rikthyer stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Surprizë nga zgjedhjet në Francë, rrëzohet Le Pen
Artikulli tjetër Brazili jashtë Kupës së Amerikës, Uruguaji e eliminon, kalon edhe Kolumbia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 29 Maj, 2026
Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë
Analize Bota Fokus HI-Tech Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.