Pesë persona janë arrestuar pasi prokurorët Belgë dyshojnë se kanë korruptuar eurodeputetët. Personat e arrestuar dyshohet se kanë korruptuar lidhur me kompaninë kineze Huawei.
Prokurori Publik Federal i Belgjikës tha të martën se, katër persona janë akuzuar për korrupsion aktiv dhe organizim kriminal dhe një person është akuzuar për pastrim parash.
Ky i fundit është lënë i lirë me kushte, por për katër të tjerët është vendosur urdhër-arresti. Prokurori publik shtoi se kontrollet e reja janë bërë të hënën në zyrat e Parlamentit Evropian në Bruksel.
Marrë nga Newsbomb.al