KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Negociatorët amerikanë takohen me ekipin rus në Riad, pas bisedimeve me Ukrainën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Negociatorët amerikanë takohen me ekipin rus në Riad, pas bisedimeve me Ukrainën
AktualeAnalizeBotaPolitike

Negociatorët amerikanë takohen me ekipin rus në Riad, pas bisedimeve me Ukrainën

Përditësimi i fundit: 24 Mars, 2025 2:33 pm
178 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Zyrtarët amerikanë dhe rusë janë duke zhvilluar bisedime në Arabinë Saudite, në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për armëpushim në Ukrainë.

Bisedimet e së hënës po zhvillohen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina mbajtën bisedime ndaras, të cilat Kievi i cilësoi si “frytdhënëse”.

SHBA-ja dhe Rusia pritet të bisedojnë për hollësitë e një ndërprerjeje afatgjate të sulmeve nga Rusia dhe Ukraina kundër infrastrukturës së energjisë dhe asaj civile, si dhe për ndaljen e sulmeve në Detin e Zi.

Thuhet se ekipi amerikan po udhëhiqet nga Andrew Peek, drejtor në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, dhe Michael Anton, zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ekipi rus po përfaqësohet nga Grigory Karasin, kryetar i Komisionit për Çështje të Jashtme në Parlamentin e Rusisë, dhe Sergei Beseda, këshilltar i drejtorit të Shërbimit Federal të Sigurisë, sipas mediave ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se bisedimet mes Moskës dhe Uashingtonit përqendrohen në çështje teknike, përfshirë në sigurinë e transportit tregtar në rajon.

“Bisedime frytdhënëse dhe konstruktive”

Ekipi i Uashingtonit nuk ka komentuar ende bisedimet me përfaqësuesit e Kievit, por ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, tha se bisedimet ishin “konstruktive dhe kuptimplota”.

“Diskutimet ishin frytdhënëse dhe të përqendruara. Adresuam çështje kyçë, përfshirë energjinë”, shkroi Umerov në Facebook.

“Qëllimi i presidentit Volodymyr Zelensky është ta sigurojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për vendin dhe popullin tonë – dhe për gjithë Evropën. Ne po punojmë për ta arritur këtë synim”, shtoi ai.

Bisedimet në Riad shënuan një moment historik në përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për ta arritur një armëpushim në luftën në Ukrainë. Më parë, ka pasur ndërprerje prej një ose më shumë ditësh midis rundeve të ndryshme të bisedimeve dypalëshe.

Megjithatë, edhe pse negociatorët rusë dhe ukrainas do të jenë në të njëjtin vend teksa zhvillojnë bisedime me delegacionin amerikan, pak njerëz presin ndonjë përparim të madh.

Zelensky, duke folur derisa bisedimet po zhvilloheshin, tha se “ekipi ynë po punon në një mënyrë plotësisht konstruktive”.

“Biseda është mjaft e dobishme – puna e delegacioneve po vazhdon”, shtoi ai.

“Por, pavarësisht se çfarë u themi sot partnerëve tanë, ne duhet ta bëjmë [presidentin rus Vladimir] Putin të japë urdhër të vërtetë për t’i ndaluar sulmet. Kushdo që e solli këtë luftë, duhet ta ndalojë atë”, nënvizoi Zelensky.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë shprehur optimizëm para takimeve në Arabinë Saudite.

“Mendoj se të hënën do të shihni një përparim të vërtetë në Arabinë Saudite”, tha për Fox News i dërguari amerikan, Steve Witkoff, më 22 mars.

Kievi dhe Moska kanë qenë më të përmbajtur në pikëpamjet e tyre.

Në Rusi, ku Radio Evropa e Lirë është shpallur organizatë e padëshirueshme dhe është praktikisht e ndaluar, ishte zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ai që shoi çdo shpresë për një marrëveshje të shpejtë.

“Nuk duhet të kemi pritshmëri të larta. Një punë shumë serioze dhe e madhe na pret. Do të duhet të futemi në hollësi”, tha ai në një intervistë për televizionin shtetëror të dielën.

“Jemi vetëm në fillim të kësaj rruge”, shtoi ai.

Diplomatët rusë dhe ukrainas nuk planifikohet të takohen drejtpërdrejt. Në vend të kësaj, ata pritet të takohen veçmas me ekipin amerikan, në atë që një zyrtar amerikan e përshkroi si “diplomaci me ndërmjetësim”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka qenë deri më tani më i vendosuri në favor të negociatave. Por, shpresat e tij për përparim të shpejtë kanë hasur në pengesa të vazhdueshme.

Së pari, një plan i rënë dakord me Ukrainën për një armëpushim të përgjithshëm 30-ditor u bllokua nga Putin. Pas një telefonate me Putinin, Trump tha se ata ishin pajtuar për një ndërprerje të sulmeve ndaj infrastrukturës.

Por, Kremlini e ngushtoi edhe më tej këtë fokus, duke thënë se marrëveshja lidhej vetëm me infrastrukturën energjetike – të cilën forcat e tij e sulmuan gjithsesi. Ukraina shpreson ta qartësojë këtë çështje në Xhedah, duke sjellë një listë të asaj që Rusia duhet të pranojë të mos e shënjestrojë.

Mjegull e ngjashme ishte edhe pas bisedimeve mes Trumpit dhe Zelenskyt. Derisa zyrtarët amerikanë flisnin për një plan të ri për pronësinë amerikane të centraleve bërthamore ukrainase, si një formë e garancive të sigurisë për Ukrainën, Zelensky e bëri të qartë se këto centrale janë pronë shtetërore që u përkisnin të gjithë ukrainasve.

Ndërkohë, u tha përsëri se një marrëveshje dypalëshe për mineralet e rralla të Ukrainës është pothuajse gati. Por, ende nuk ka qartësi se kur do të nënshkruhet dokumenti – i cili, siç duket, përmban më shumë aspirata sesa hollësi konkrete.

Në bisedimet e reja në Arabinë Saudite pritet të shtjellohet edhe një temë tjetër.

Witkoff, i dërguari amerikan, tha se do të ketë përparim në “një armëpushim në Detin e Zi, për anijet midis të dyja vendeve. Dhe nga aty, do të kalojmë natyrshëm në një armëpushim të plotë”.

Witkoff gjithashtu tha se është i bindur se Putini dëshiron paqen, diçka që Ukraina dhe vendet evropiane nuk e besojnë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndalimi kontrovers i TikTok-ut nuk po funksionon ende plotësisht në Shqipëri
Artikulli tjetër Burgosja e Imamoglut sulm ndaj demokracisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.