KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Burgosja e Imamoglut sulm ndaj demokracisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Burgosja e Imamoglut sulm ndaj demokracisë
AktualeFokusOpinionPolitikeRajoni

Burgosja e Imamoglut sulm ndaj demokracisë

Përditësimi i fundit: 24 Mars, 2025 2:38 pm
229 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

“Arrestimi i kryebashkiakut është thellësisht shqetësues”, deklaroi përpara gazetarëve në Bruksel presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Turqia duhet të mbrojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur.”

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e quajti arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu si dhe përkrahësve të tij si një “goditje për demokracinë në Turqi“. “Ne po shohim qartë se hapësira për politikanët opozitarë po bëhet gjithnjë e më e vogël”, tha ajo.

Presioni ndaj Erdoganit duhet të shtohet

Zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit parlamentar të Unionit në parlamentin gjerman, Bundestag, Jürgen Hardt (CDU), e kritikoi gjithashtu burgosjen e politikanit opozitar turk Ekrem Imamoglu. “Koha dhe konteksti politik i arrestimit” të shtyjnë të mendosh se një rivali politik i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan po “privohet nga të drejtat e tij demokratike”, tha Hardt për gazetën “Welt”. “Gjermania duhet ta bëjë të qartë se Erdogan ka bërë një hap tjetër drejt autokracisë dhe se kjo nuk mund të pranohet”.

Eksperti për politikën e jashtme të Partisë Të Gjelbrit, Max Lucks, kërkoi që Gjermania “ta vërë tani Erdoganin nën presion të dukshëm”. Është e rëndësishme të tregojmë “se të drejtat e njeriut dhe demokracia në Turqi nuk janë një çështje e vogël për ne,” tha ai për gazetën “Handelsblatt”. Lucks bëri thirrje për një ndalim të menjëhershëm të dërgimit të armëve në Turqi.

Po ashtu ai kërkoi që procedura për shkeljen e marrëveshjeve kundër Turqisë, e cila po zhvillohet në Këshillin e Evropës, “të përshpejtohet me të gjitha konsekuencat e mundshme dhe të lidhet ngushtë me marrëdhëniet politike dhe ekonomike të BE-së me Turqinë,” tha Lucks. Procedurat kanë nisur në dhjetor 2021 pas burgosjes së aktivistit të të drejtave civile Osman Kavala, i cili mbështeti protestat në Gezi.

Franca: Burgosja e Imamoglut “sulm ndaj demokracisë”

Arrestimi dhe burgimi i kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu dhe liderëve të tjerë politikë “përbën një sulm serioz ndaj demokracisë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Francës .

Në deklaratë thuhet se Turqia, e cila udhëhiqet nga Rexhep Tajip Erdogani për më shumë se 20 vjet, ka premtuar se do të mbrojë të drejtat e figurave të opozitës.

Liria e shprehjes dhe e drejta për tubim paqësor janë gurët e themelit të shtetit të së drejtës, thuhet në deklaratë, duke nënvizuar se Turqia – si anëtare e Këshillit të Evropës dhe kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian – ka “marrë angazhime në këtë fushë”.

“Respektimi i këtyre angazhimeve është një element qendror i marrëdhënieve tona, si dhe i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Francës.

Përshkallëzim i goditjeve ndaj opozitës në Turqi

Amnesty International tha se arrestimi i Imamoglut shënoi një përshkallëzim të goditjeve ndaj opozitës në Turqi. “Ndërsa përdorimi i akuzave të paqarta për terrorizëm si armë kundër opozitës për të burgosur dhe ndjekur penalisht kundërshtarët nuk është e re, paraburgimet e fundit dhe kufizimet shoqëruese paraqesin një intensifikim alarmant të vënies në shënjestër të kritikëve realë apo të perceptuar”, tha Dinushka.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Negociatorët amerikanë takohen me ekipin rus në Riad, pas bisedimeve me Ukrainën
Artikulli tjetër Teknologjia e përdorur në Serbi si ajo dikur në Rumani

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.