Një video është bërë virale në rrjet teksa një i ri i ka propozuar të dashurës së tij për martesë përpara kordonit të policisë gjatë protestës në mbështetje të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu.
Vajza e mbuluar në fytyrë ka pranuar propozimin ndërsa momenti i veçantë tërhoqi vëmendjen jo vetëm të policëve, por edhe të protestuesve të tjerë të cilën kanë filmuar gjithçka.
Kujtojmë se protestat vijojnë prej disa ditësh në Stamboll në mbështetje kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, kundërshtar i Presidentit Erdogan, i cili akuzohet për terrorizëm dhe korrupsion.
Marrë nga Newsbomb.al