KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protestuesit kritikojnë Erdoganin teksa përshkallëzohet shtypja
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Protestuesit kritikojnë Erdoganin teksa përshkallëzohet shtypja
AktualeAnalizeFokusRajoniSociale

Protestuesit kritikojnë Erdoganin teksa përshkallëzohet shtypja

Përditësimi i fundit: 26 Mars, 2025 9:31 am
249 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Autoritetet turke kanë arrestuar afro 1.500 persona në protestat më të mëdha kundër Qeverisë në më shumë se një dekadë, tha më 25 mars ministri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya.

Protestat shpërthyen më 19 mars pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglut, rivalit kryesor politik të presidentit autoritar, Recep Tayyip Erdoganit, nën akuza për korrupsion – të cilat mbështetësit e tij i konsiderojnë të motivuara politikisht.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha në një postim në X – dikur Twitter – më 25 mars se deri më tani janë ndaluar 1.418 persona në “demonstrata të paligjshme”, nga të cilët afro 1.000 janë ende në paraburgim.

Ai, po ashtu, dënoi ata që, sipas tij, kishin “ofenduar” anëtarët e familjes së Erdoganit.

Gaz lotsjellës dhe plumba gome

Përplasjet më të rënda mes protestuesve dhe policisë – e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome – kanë ndodhur pranë Sheshit Saraçane, afër administratës së qytetit. Megjithatë, protestat e vëzhguara nga Radio Evropa e Lirë në Kadikoj, në anën aziatike të Stambollit, janë zhvilluar në mënyrë paqësore.

Radio Evropa e Lirë ka folur me disa protestues në Kadikoj, ku të rinj me tatuazhe marshonin krah për krah me të moshuar me shkopinj, ndërsa demonstruesit mbanin në duar portrete të Imamoglut.

Një grua që po marshonte me flamurin turk në dorë, e cila u prezentua si Merve, tha se protesta “nuk ka të bëjë vetëm me arrestimin e Imamoglut”.

“Për shumë vite, ky vend është keqtrajtuar, korrupsioni ka qenë i lartë dhe të drejtat e njeriut janë shkelur. Ne po protestojmë kundër kësaj”, tha Merve, 44 vjeç, për Radion Evropa e Lirë.

Imamoglu, 54 vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij mëngjesin e 19 marsit bashkë me dhjetëra të tjerë në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Më 23 mars, ai u zgjodh kandidati i partisë opozitare CHP (Partia Popullore Republikane) për zgjedhjet presidenciale të planifikuara në Turqi për vitin 2028.

Protestat kundër arrestimit të tij kanë vazhduar në shumë qytete të Turqisë gjatë gjithë javës, pavarësisht thirrjeve nga autoritetet.

Yerlikaya ka akuzuar disa protestues se po “terrorizojnë” rrugët.

Gjatë protestave në Kadikoj më 23 mars, atmosfera ishte shumë më e qetë sesa përshkrimi i Yerlikayas, me pronarë të bizneseve të vogla që dilnin për të përshëndetur protestuesit që kalonin. Një dyqan suveniresh kishte vendosur fotografinë e Imamoglut përpara dyqanit.

“Dua demokraci”

Murati, një student 20-vjeçar, theksoi se Erdogan, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2003, është i vetmi lider që ai ka njohur.

“Erdogan është në pushtet për më shumë se dy dekada. Nuk e dua më këtë, dua demokraci në vendin tim”, tha Murati.

Erdogan tha më 24 mars se protestat për burgosjen e Imamoglut, i cili u zgjodh kryetar i Stambollit në vitin 2019, janë kthyer në një “lëvizje dhune” dhe se autoritetet do ta mbajnë partinë CHP përgjegjëse për dëmet materiale dhe plagosjet e policëve.

Flamuj të CHP-së ishin të pranishëm kudo në Kadikoj, ku ishte varur edhe një portret i madh prej pëlhure i Imamoglut në sheshin qendror.

Lagjja e modës është e njohur mes banorëve laikë që frekuentojnë baret dhe kafiteritë.

Ndërkohë, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoganit ka mbështetje të fortë nga segmentet më fetare të shoqërisë turke.

Mahmuti, një shofer taksie në Kadikoj, që mbështet Erdoganin, tha për Radion Evropa e Lirë se mendon se opozita nuk është e besueshme.

“Ata janë të korruptuar. Dinë vetëm të mbajnë fjalime të bukura dhe të mashtrojnë njerëzit. Nuk duhet t’i mbrojmë”, tha ai.

Protestat aktuale kundër Qeverisë janë më të mëdhatë që nga viti 2013, kur demonstratat fillimisht kundër planeve për të rindërtuar Parkun Gezi në Stamboll u shndërruan në protesta mbarëkombëtare.

Ato protesta u shtypën ashpër nga autoritetet – organizatat për të drejtat e njeriut thonë se 11 persona u vranë dhe më shumë se 8.000 u plagosën.

Ndërsa mbrëmja afrohej më 23 mars në Kadikoj, tingulli i tenxhereve që përplaseshin nga ballkonet në mbështetje të kryetarit të burgosur të Stambollit jehonte në ajër.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët
Artikulli tjetër Vritet një person në Prishtinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.