KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë
AktualeBotaSociale

Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

Përditësimi i fundit: 26 Mars, 2025 9:44 am
199 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Danimarka do të shtojë numrin e rekrutëve për Ushtrinë Daneze dhe për Agjencinë Daneze të Mbrojtjes Civile. Nga rreth 4,700 vetë tani, ky numër duhet të shkojë në 7,500 vetë. Prandaj ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha se duke nisur nga vitit 2026 gratë duhet të kryejnë shërbimin e detyruar ushtarak në të njëjtat kushte si burrat.

Ai tha se nëse për shërbimin e detyruar ushtarak nuk paraqiten një numër i mjaftueshëm vullnetarësh, gratë mund të rekrutohen edhe me detyrim.

Sipas këtij vendimi femrat që mbushin 18 vjeç pas 1 korrikut të këtij viti mund të rekrutohen për shërbim ushtarak gjatë vitit 2026.  “Barazia është e mirë dhe rrit mundësinë e ndërtimit të fuqisë luftarake në mbrojtjen daneze,” i tha ministri për të përditshmen daneze Jyllands-Posten.

25 për qind e rekrutëve, gra

Në Danimarkë shërbimi i detyrueshëm ushtarak zbatohet deri tani vetëm për burrat e moshës 18 vjeç e lart. Për gratë deri sot shërbimi ushtarak nuk është i detyrueshëm, por ato mund të regjistroheshin vullnetarisht për të marrë pjesë në këtë shërbim. Gratë përbëjnë 25 për qind të rekrutëve të ushtrisë daneze.

Edhe pas ndryshimeve do të vazhdojë të zbatohet parimi që për shërbimin e detyruar ushtarak nuk do të rekrutohen detyrimisht të gjithë personat e moshës 18 vjeç e lart.

Dhe meqënëse se ka mjaft vullnetarë, jo të gjithë të rinjtë dhe të rejat do të thirren për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por përzgjedhja e tyre do të bëhet me short.

Danimarka zgjat kohën e shërbimit ushtarak

Vitin e kaluar u vendos që duke filluar nga gushti 2026 shërbimi i detyruar ushtarak në Danimarkë të zgjatet nga katër në njëmbëdhjetë muaj. “Një shërbim ushtarak më i fuqishëm, i cili gjithashtu merr parasysh barazinë gjinore, do të na ndihmojë të kapërcejmë sfidat në politikën e sigurisë,” u shpreh asokohe ministri i Mbrojtjes Poulsen.

Me këtë vendim Danimarka bëhet vendi i dytë i BE-së ku ekziston rekrutimi i grave për shërbimin e detyruar ushtarak. Një ligj i tillë është në fuqi në Suedi që nga viti 2017. Në Norvegji, e cila është anëtare e NATO-s, por jo e BE-së, gratë duhet të kryejnë gjithashtu shërbim ushtarak.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Austri: Katër vjet burg për ish-ministrin e Financave
Artikulli tjetër Gjernani, CDU dhe SPD prezantojnë rezultatet fillestare të negociatave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.