KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Partitë angazhohen për etikë në fushatat dixhitale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Partitë angazhohen për etikë në fushatat dixhitale
AnalizeKryesorePolitikeZhvillim

Partitë angazhohen për etikë në fushatat dixhitale

Përditësimi i fundit: 26 Mars, 2025 11:34 am
166 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Angazhimi i marrë nëpërmjet këtij kodi parashikon një fushatë me reklama që nuk cenojnë integritetin apo përhapin informacione të pavërteta për kundërshtarin politik dhe çdo grup të shoqërisë, si dhe një fushatë transparente me sponsorizime dhe financime të deklaruara, etj..

Kodi u firmos nga dy partitë e mëdha që dominojnë fushatën elektorale, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike dhe parti të vogla e të reja që janë regjistruar në këto zgjedhje si, Partia e Lirisë, Partia Mundësia, Nisma Thurje, Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi vlerësoi angazhimin e partive politike për vetrregullim dhe kërkoi që dokumenti të mos mbetet vetëm formal, por të zbatohet dhe të nxisë një sjellje të përshtatshme të liderëve të politikës për një garë elektorale të drejtë dhe të ndershme.

“Ne nuk mund të bëhemi hipokritë të mos pranojmë realitetin”- tha ai duke shtuar se “duke qenë një angazhim vullnetar ajo që mund të bëjë KQZ është sjellja në vëmendje e këtij dokumenti”.

Toni Gogu nga PS-ja tha se kodi përputhej me vlerat e familjes së tij politike, ndërsa Albana Vokshi nga PD-ja u shpreh skeptike për zbatimin e tij nga socialistët dhe e quajti dokumentin si të pamjaftueshëm për të garantuar zbatimin e parimeve etike në praktikë.

“PS ka përdorur administratën për të bërë ‘like’ dhe ‘share’”- tha ajo duke kërkuar nga KQZ që të merrte masa në rast të shkeljes së kodit.

Edhe përfaqësuesit e partive të vogla shprehën rezerva për zbatimin e këtij kodi duke sjellë në vëmendje thyerjen e parimeve dhe standardeve që parashikohen në të nga partitë e mëdha politike.

Pranimi i rregullave të etikës në fushatën online erdhi pas një konsultimi të gjërë mes partive dhe shoqërisë civile me nxitjen e Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore (International IDEA), Instituti Demokratik Amerikan (NDI) dhe Qendra për Sundimin e Ligjit pranë Universitetit të Helsinkit.

Në mënyrë vullnetare partitë nënshkruese zotohen që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të ruajnë integritetin e zgjedhjeve duke zbatuar rregulla dhe parime për fushatë të ndershme dhe transparencë financiare.

Po ashtu pranojnë se do të bëjnë një fushatë që nxit diskurs politik gjithëpërfshirës duke mos prodhuar apo shpërndarë deklarata me paragjykime diskriminuese ndaj grupeve të caktuara për shkak të gjinisë, origjinës racore ose etnike, fesë, besimit, aftësisë së kufizuar, moshës ose orientimit seksual.

Partitë angazhohen të mos nxisin dhunë, të mos shpërndarjen informacione të pasakta në lidhje me procesin zgjedhor, të mos prodhojnë e shpërndajnë përmbajtje keqinformuese duke përdorur Inteligjencën Artificiale, llogari të rreme apo bot-e automatike për të manipuluar opinionet e zgjedhësve, etj..

Angazhimet parashikojnë edhe transparencë politike ku përfshihet mospërdorimi i reklamave politike të sponsorizuara nga interesa të padeklaruara dhe mosangazhimi i palëve të treta ndërmjetëse për dhënie mesazhesh për fushatë ku nuk identifikohet burimi ose sponsorizuesi i mesazhit.

Partnerët nxitës të këtij kodi etike vlerësojnë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rol vendimtar në monitorimin e reklamave politike, duke përfshirë edhe reklamat online, në kuadrin e garantimit të integritetit të zgjedhjeve.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas Kalifatit: Përballja me kosovarët e riatdhesuar nga Shteti Islamik
Artikulli tjetër Harta e re e popullsisë rurale në vend, fshatrat ‘zhduken’ vit pas viti

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.