KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Këshilltarët e Bashkisë Tiranë letër KiE-së: Rama nuk njeh autonominë vendore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Këshilltarët e Bashkisë Tiranë letër KiE-së: Rama nuk njeh autonominë vendore
AktualeOpinionPolitike

Këshilltarët e Bashkisë Tiranë letër KiE-së: Rama nuk njeh autonominë vendore

Përditësimi i fundit: 28 Mars, 2025 10:45 am
151 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë kundërshton metodat autoritariste dhe të paligjshme të  të Edi Ramës, siç ishte rasti i zëvendësimit të kryetarit të arrestuar të Bashkisë, Erjon Veliaj, me nënkryetaren, Anuela Ristani.

Me anë të një letre drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, këshilltarët e Opozitës bëjnë të ditur se është cënuar autonomia e pushtetit vendor, si dhe u margjinalizua roli i Këshillit Bashkiak, duke u shmangur nga vendimarrja. Në letrën e tyre Këshilltarët e Opozitës bëjnë me dije se përpos kësaj, ka shenja të qarta se administrata e Bashkisë Tiranë po manipulohet dhe kërcënohet për t’u përdorur në zgjedhjet e datës 11 maj.

Duke dënuar fuqimisht ndërhyrjet e paligjshme të Ramës në këtë proçes, Grupi i Këshilltarëve të Opozitës në Bashkinë Tiranë i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të vijojnë hetimet për çdo rast korrupsioni dhe intimidimi të administratës. Gjithashtu, ata kërkojnë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Evropës të marrë në shqyrtim situatën e krijuar dhe të ndërhyjë për të mbrojtur standardet demokratike në pushtetin vendor në Shqipëri.

Drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

Në dijeni të Sekretarit të Përgjithshëm, z. Mathieu Mori

Të nderuar anëtarë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës,

Ne, grupi i këshilltarëve bashkiakë të opozitës në Bashkinë Tiranë, dëshirojmë t’ju informojmë mbi një situatë tejet shqetësuese që po ndodh në qeverisjen vendore në Tiranë dhe që bie në kundërshtim me parimet themelore të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.

Pas vendimit të gjykatës për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, kemi vërejtur një ndërhyrje të paprecedentë dhe të paligjshme nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, në punët administrative dhe vendimmarrjen e Bashkisë Tiranë. Në vend që Këshilli Bashkiak dhe institucionet e qeverisjes vendore të ushtrojnë funksionet e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, bashkia është vënë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të ekzekutivit qendror.

Në këtë kontekst, vërejmë:

1.     Cenimin e autonomisë vendore – Neni 3 i Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore përcakton qartë se autoritetet vendore duhet të jenë të lira nga ndërhyrjet e paligjshme të qeverisë qendrore. Megjithatë, veprimet e Kryeministrit tregojnë një kapje politike të institucioneve vendore.

2.     Margjinalizimin e Këshillit Bashkiak – Pavarësisht se Këshilli Bashkiak është organi më i lartë përfaqësues në nivel vendor, ai është anashkaluar dhe nuk po ushtrohet roli i tij kushtetues dhe ligjor.

3.     Manipulimin politik të administratës dhe burimeve publike – Ka shenja të qarta se ky kontroll i paligjshëm mbi Bashkinë Tiranë po përdoret për përfitime politike dhe ekonomike, duke përfshirë dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë të dyshimtë dhe instrumentalizimin e administratës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2024.

Për këto arsye, ne:

•       Dënojmë fuqimisht ndërhyrjet e Kryeministrit në administrimin e Bashkisë Tiranë, të cilat janë në kundërshtim me standardet demokratike dhe parimet e qeverisjes së mirë.

•       Inkurajojmë institucionet e drejtësisë që të vijojnë hetimet mbi çdo rast të korrupsionit dhe shkeljes ligjore të lidhur me administratën e bashkisë.

•       Kërkojmë një distancim të menjëhershëm të qeverisë qendrore nga vendimmarrja në Bashkinë Tiranë dhe kthimin e autonomisë së saj tek organet legjitime të qeverisjes vendore.

•       Bëjmë thirrje këshilltarëve bashkiakë të të gjitha forcave politike të mbajnë qëndrime të pavarura dhe të ushtrojnë funksionet e tyre në interes të qytetarëve të Tiranës.

Autonomia vendore dhe sundimi i ligjit janë themeli i një demokracie funksionale. Ndaj, kërkojmë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës që të shqyrtojë këtë situatë dhe të ndërmarrë hapa për mbrojtjen e standardeve demokratike në nivel vendor në Shqipëri.

Me respekt,

Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rënie e prodhimit, industria dhe bujqësia hyjnë në recesion
Artikulli tjetër Mjaft yje futbolli mbeten pa kontratë, në qershor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë
Analize Sociale Sporti Te Tjera 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.