KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KLSH: Nuk ka një strategji për menaxhimin e integruar të bregdetit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > KLSH: Nuk ka një strategji për menaxhimin e integruar të bregdetit
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitike

KLSH: Nuk ka një strategji për menaxhimin e integruar të bregdetit

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2025 9:10 am
215 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Jugu në Veri, Shqipëria ka një vijë bregdetare që kalon 300 kilometra gjatësi por pavarësisht kësaj, një strategji efektive për menaxhimin e integruar të saj mungon.

Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson në një auditim që ndalet kryesisht në menaxhimin e hapësirave publike dhe plazheve se problematikat që lidhen me bregdetin nuk kanë të bëjnë vetëm me dokumentet thelbësorë të saj. Ajo që vihet re është edhe një mbivendosje detyrash në institucione të ndryshme, fusha e të cilëve është marrë në analizim.

“Mungesa e një strategjie kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit, mungesa e kuadrit ligjor për t’i dhënë status juridik të veçantë zonës bregdetare (edhe pse problematikë e evidentuar prej vitesh), cënon efektivitetin e mekanizmit të ngritur për menaxhimin e hapësirave publike në plazhe.

Mbivendosja e funksioneve të disa institucioneve që kanë role të ngjashme ose mbivendosja e veprimtarisë së tyre në disa aspekte si mbikëqyrja e cilësisë së shërbimeve, inspektimi për higjienën etj., mund të shkaktojë dublim të procedurave, ose procese të panevojshme me pasoja në cilësinë e shërbimit” thuhet në mesazhin përmbledhës të këtij auditimi.

Një tjetër çështje që preket është ajo lidhur me raportin e plazheve publike dhe atyre private, një debat që në fakt zë vend çdo sezon veror.

Vitin e shkuar madje kjo u bë problematike ku zaptimi i plazheve me çmime stratosferike shezlonesh u bë viral në rrjete sociale nga të huajt të cilët vizituan Shqipërinë. Në fakt sipas kuadrit ligjor bashkitë duhet të lenë një pjesë të vijës bregdetare si plazh publik diçka që respektohet në nivele të paqarta dhe duket se pikërisht këtë thekson edhe KLSH.

“Raporti 30% i plazheve publikë ndaj sipërfaqes së plazheve, nuk është trajtuar me përparësi dhe është i pavërtetueshëm në terren, pasi aplikohet mbi gjithë sipërfaqen territoriale të plazheve dhe jo e ndarë për çdo zonë. Plazhet e dedikuar për publikun nuk plotësojnë standardet e përcaktuara në VKM-së 171/2019 “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i ndryshuar, lidhur me sigurinë dhe cilësinë e tyre.

Iniciativat për ndryshime në kuadrin ligjor dhe rregullator të hapësirave publike në plazhe nuk bazohen në analiza kosto përfitim dhe studime, për pasojë rezultojnë struktura të munguara në bashkitë bregdetare, tarifa për zënien e hapësirës publike të parishikuara prej vitesh, mungesë fondesh të dedikuara për menaxhimin e plazheve, mungesë koordinimi mes institucioneve, struktura të cunguara dhe jo të përshtatshme për monitorimin dhe inspektimin e tyre” thuhet në auditim.

I njëjti thekson se vlerësimi i situatës aktuale të plazheve dhe mekanizmit të ngritur për menaxhimin e tyre nga ana e institucioneve përgjegjëse, do të siguronte një qasje publike të drejtë dhe të qëndrueshme në plazhe dhe një mundësi të mirë për të përmbushur potencialin e plotë turistik të këtyre zonave në funksion të taksapaguesve dhe qytetarëve shqiptarë”.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Për Trump, synimi është përmbushur, por mbetet një bast i madh
Artikulli tjetër Policia Britanike godet ‘berberët’ turq që përdorin bandat shqiptare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.