KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si funksionon skema e abuzimit të zyrtarëve shtetërorë në tenderat publikë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Si funksionon skema e abuzimit të zyrtarëve shtetërorë në tenderat publikë
FokusKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Si funksionon skema e abuzimit të zyrtarëve shtetërorë në tenderat publikë

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2025 1:00 pm
263 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Korrupsioni me tenderat dhe pastrimi i parave janë dy nga rrugët që zyrtarët e lartë shqiptarë zgjedhin për të pasur përfitime të padrejta. Sipas raportit të SPAK-ut, nga hetimet e vitit 2024 rezulton se korrupsioni i zyrtarëve të lartë zhvillohet në një terren kompleks, përmes manipulimit të procedurave publike dhe shfrytëzimit të pozicioneve zyrtare për përfitime personale.

Ndër veprat penale më të zakonshme janë falsifikimi i dokumenteve, korrupsionin aktiv e pasiv, shpërdorimin e detyrës, falsifikimin e vulave etj.

Hetimet kanë treguar ngritjen e shoqërive tregtare, të cilat janë përdorur për të përfituar në mënyrë të parregullt kontrata publike duke shkelur ligjin dhe rregullat e prokurimit. Kjo ka sjellë përfitime monetare të cilat më pas janë fshehur përmes veprimeve fiktive financiare dhe janë përvetësuar nga pronarët e shoqërisë.

Në mënyrë të veçantë, është evidentuar se një pjesë e këtyre fondeve është tërhequr jashtë sistemit bankar në formë “cash”, ndërsa një pjesë tjetër është ri-investuar në aktivitete tregtare dhe në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Kjo mënyrë veprimi tregon për një tipologji të korrupsionit në formë të sofistikuar, ku krijimi i skemave të fshehta financiare dhe përdorimi i ndërmjetësve luajnë një rol kyç në shmangien e zbulimit nga autoritetet.

Përfshirja e subjekteve publike dhe private

Skema përfshin bashkëpunimin mes aktorëve publikë dhe privatë, ku zyrtarët  publikë manipulojnë procedurat ligjore, ndërsa subjektet private përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga fondet publike.

Skema nuk funksionon vetëm si një akt individual i korrupsionit, por mbështetet nga një rrjet i sofistikuar, i cili përfshin ndërmjetës financiarë dhe kompani të lidhura. Ky mekanizëm vështirëson identifikimin e përfituesve të fundit dhe pengon ndjekjen penale efektive.

Pastrimi i parave përmes transaksioneve fiktive dhe investimeve të fshehta është një element thelbësor i kësaj skeme. Përdorimi i “cash”-it për të shmangur gjurmët financiare dhe ri-investimi i fondeve në aktivitete të tjera ekonomike tregon për një nivel të lartë të sofistikimit.

Sipas raportit vihet re një tendencë për sofistikimin e skemave korruptive të abuzimit me fondet publike në nivel qendror dhe lokal.

Çfarë përshin skema korruptive, si ndodh në realitet

Fillimisht krijohet një subjekt tregtar fiktiv, të cilat ngrihen dhe kontrollohen nga zyrtarët publik me qëllim të përfitimit të fondeve publike. Përmes këtyre shoqërive/subjekteve zyrtarët kontrollojnë të gjithë procesin e tenderimit qoftë nga ana e institucioneve publike në nivel qendror ose lokal, por qoftë edhe të subjektit tregtar që aplikon për këto fonde

Roli i ortakëve të fshehtë: Ortakët de facto të shoqërive tregtare të cilat aplikojnë për fondet publike, fshihen dhe nuk dalin në pah por përdorin persona të tjerë si ortakë fiktivë, de jure në dokumentacionin e shoqërisë.

Manipulimi i procedurave të prokurimit: Zyrtarët publikë shkelin rregullat e prokurimit publik për të favorizuar subjektin tregtar i cili është paracaktuar për ta fituar tenderin publik. Ky manipulim përfshin edhe pjesëmarrjen dhe shpalljen fituese të subjektit në disa procedura prokurimi të realizuara nga autoriteti kontraktor publik.

Në disa raste, zyrtarët ndikojnë në caktimin e anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave, duke përfshirë edhe njëri- tjetrin, për të siguruar që oferta e subjektit tregtar të paracaktuar të shpallet fituese. Në finale e gjithë skema rezulton në nënshkrimin e kontratave të sipërmarrjes në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë kontroll të plotë mbi procedurat e prokurimit.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK reagon për tentativën e vjedhjes së dosjeve: Objekt i sulmit ishte Altin Dumani
Artikulli tjetër KLSH gjen shkelje në mungesën e trajtimit mjekësor të pacientëve me leuçemi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.