KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Londra shpreh zemërim pasi Izraeli u refuzon vizitën në Bregun Perëndimor dy deputetëve britanikë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Londra shpreh zemërim pasi Izraeli u refuzon vizitën në Bregun Perëndimor dy deputetëve britanikë
AktualeBotaFokusKomentPolitike

Londra shpreh zemërim pasi Izraeli u refuzon vizitën në Bregun Perëndimor dy deputetëve britanikë

Përditësimi i fundit: 6 Prill, 2025 1:58 pm
255 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Britania ka shprehur zemërim pasi autoritetet izraelite ndaluan dy ligjvënës britanikë që të hynin në Izrael, në mënyrë që më pas të vizitonin Bregun e pushtuar Perëndimor. Izraeli i ka akuzuar ligjvënësit britanikë se mbështesin bojkotimin kundër tyre.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, tha se është “e papranueshme, kundërproduktive dhe shumë shqetësuese” që dy anëtarëve të Parlamentit britanik iu ndalua dhe refuzua hyrja në Izrael.

“Ua kam bërë shumë të qartë homologëve të mi në Qeverinë izraelite se nuk është kjo mënyra si duhet trajtuar deputetët britanikë”, tha ai.

Abtisam Mohamed dhe Yuan Yang thanë se ishin të “tronditur nga ky veprim i paprecedent i ndërmarrë nga autoritetet izraelite për të refuzuar hyrjen tonë për vizitë në Bregun e pushtuar Perëndimor”.

“Është thelbësore që deputetët të jenë në gjendje të shohin me sytë e tyre situatën në territorin e pushtuar palestinez”, thanë ata, duke shtuar se kishin planifikuar të vizitonin projektet e ndihmës humanitare dhe komunitetet lokale.

Ndihma Mjekësore për Palestinezët, një organizatë bamirëse që ndihmoi në organizimin e vizitës, tha se dy deputetët u morën në pyetje kur arritën në aeroportin ndërkombëtar, Ben Gurion të Izraelit, dhe më pas atyre iu ndalua hyrja dhe u dëbuan nga shteti.

Ndërkaq, autoritetet izraelite përmes një deklarate akuzuan dy ligjvënësit se kishin bërë thirrje për bojkotimin e Izraelit dhe thanë se ata nuk po e zhvillonin vizitën si pjesë e një delegacioni zyrtar.

Sipas ligjeve në Izrael, ndalohet hyrja e joshtetasve që mbështesin lëvizjen ndërkombëtare për bojkot, që udhëhiqet nga palestinezët, e njohur si Bojkot, Tërheqje të Investimeve dhe Sansione.

Mbështetësit thonë se kjo lëvizje ka aktivitet jo të dhunshëm dhe bazohet në fushata të ngjashme kundër aparteidit në Afrikën e Jugut. Izraeli e sheh këtë lëvizje si sulm ndaj legjitimitetit të tij dhe akuzon organizatorët e lëvizjes për antisemitizëm, që ata i mohojnë.

Në shkurt, Izraeli ua refuzoi hyrjen dy ligjvënësve të Bashkimit Evropian, duke i akuzuar se promovonin bojkotin e Izraelit.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ukraina ende në pritje të koalicionit të vullnetit
Artikulli tjetër Në SHBA dhe Evropë mbahen protesta kundër politikave të Trumpit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.