KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si u shndërrua Agim Xhindoli i Lushnjes në një oligark të ri pas “bekimit” të Ramës!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Si u shndërrua Agim Xhindoli i Lushnjes në një oligark të ri pas “bekimit” të Ramës!
EditorialKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Si u shndërrua Agim Xhindoli i Lushnjes në një oligark të ri pas “bekimit” të Ramës!

Përditësimi i fundit: 8 Prill, 2025 11:52 am
483 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Dy vite më parë, kryeministri Edi Rama ftoi në podcastin e tij biznesmenin lushnjar Agim Xhindoli, një sipërmarrës deri në atë kohë lokal, i cili kishte si aktivitet punime guri dhe mermeri. Në atë kohë, Xhindoli tregoi historinë e tij, që nga emigrimi në Itali, ardhja në Shqipëri dhe cilësimi nga të gjithë si “demokrat”.

Por, që prej asaj interviste, Xhindolit i janë hapur si me “magji” dyert e institucioneve shtetërore, megjithëse u etiketua nga kryeministri si “biznesmen i djathtë”. Rama tha se Xhindoli fitoi simpatinë kur ai i hapi derën e biznesit kryeministrit të majtë, teksa që prej asaj kohe është Rama ai i cili i ka hapur “të gjitha dyert” Xhindolit.

Nga një biznesmen lokal, i cili jetonte dhe punonte në Lushnje, papritmas Xhindoli filloi të fitojë tendera me shumë zero si dhe të merrte prona të stërmëdha në Sarandë dhe Lushnje për parqe fotovoltaike. Dhe, në dokumentet e lejeve nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit është firma e vetë kryeministrit Rama.

Sipas saj u vendos se kapaciteti i instaluar të jetë 10 MË dhe afati i vënies në punë dhe pajisja me leje ndertimi të jetë brenda 36 muajve. Afati i përdorimit është 49 vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Por, a kishte tokë kjo firmë në këtë datë?!

Në VKM thuhet se koordinatat e tokës të ishin sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Por, në realitet Bashkia e Lushnjes ende s’ia kishte dhënë pronën.

Formalizmat pas intervistës së Xhindolit pasuan veprimet e një sërë institucionesh. Pas VKM-së, Bashkia e Lushnjes sipas VoxNews hapi formalisht një njoftim për “dhënien me qira” të disa pasurive të ndodhura në fshatin Allprenaj, Njësia Administrative Golem, në Lushnje.

Sipas saj toka ishte afërsisht 4.749 ha. “Dhënia me qira të tokave të pafrytshme, në përdorim të Bashkisë Lushnje, bëhet me qëllim per prodhimin e energjisë elektrike të rinovueshme, duke instaluar panele fotovoltaike. Konkurrimi do të zhvillohet më datë 08.06.2023, ora 11.00, në Bashkinë Lushnje. Çmimi fillestar i qirasë për fillimin e konkurrimit, të jetë në vlerën 6000 lekë për hektar në vit” thuhej në këtë njoftim.

Në datën 8 qershor u mbajt ankandi dhe në datën 19 qershor u publikua fituesi i ankandit formal të hapur nga Bashkia e Lushnjes.

Fitues? Normalisht firma “5GX ENERGY” e Agim Xhindolit, e cila ishte edhe oferta e vetme në këtë ankand. Oferta e firmës ishte 28.968 lekë/ha.

Një mobilizim i gjithë shtetit, aparatit qendror por edhe lokal, vetëm për t’i plotësuar tekat kryeministrit Edi Rama, i cili pasi e intervistoi për disa minuta, i hapi edhe dyert e shtetit.

Ndërkohë, të njëjtët protagonistë të podcastit të fundprillit të vitit 2023, u “ritakuan” në datën 4 tetor po të vitit 2023. Por, kësaj herë kryeministri Edi Rama si kryetar i Këshilli Kombëtar të Territorit dhe Ujit dhe Agim Xhindoli, si pronar i firmës “5GX Energy”. Vetë Rama firmosi sërish për miratimin e lejes së ndërtimit, ku kësaj herë sipërfqaja u dyfishua.

Në hartën bashkëlidhur sipërfaqja shkoi në plot 123 mijë metra katrorë, teksa bashkia i dha vetëm 4.7 hektarë. Firma u zgjerua, teksa në foto duket se ka filluar edhe instalimin dhe është gati të prodhojë energji.

Një vit pasi Bashkia e Lushnjes miratoi ankandin formal, kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa doli në “shëtitje” me biznesmenin Agim Xhindoli. Në datën 7 nëntor 2024 Sefa do ta reklamonte këtë shëtitje në rrjete sociale.

“Bashkë me sipërmarrësin e njohur të qytetit tonë Agim Xhindoli pamë nga afër rehabilitimin e trotuareve në rrugën ‘Ferit Vokopola’ me gjatësi prej 480 metra dhe me gjerësi 2 metra në të dyja anët e saj. Punimet e kryera nga Shoqëria 5GX Energy Sh.P.K. është bërë në unifikim të projektit për rehabilitimin e përroit të qytetit. Investimi u realizua në zbatim të lejes së infrastrukturës marrë nga kjo Shoqëri, por veç detyrimit kontraktual dua të veçoj përgjegjësinë sociale të z. Xhindoli për të kontribuar me sipërmarrjen e tij me disa iniciativa në funksion të infrastrukturës publike” do të deklaronte Sefa, e cila tashmë e ka firmë të “preferuar”.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Korridori 8, miratohet kontrata me Bankën Europiane të Investimeve
Artikulli tjetër A e ngadalëson integrimin rotacioni në Shqipëri? Flet Kaja Kallas

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.