KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Japonia, e para për negociata rreth tarifave me SHBA-në
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Japonia, e para për negociata rreth tarifave me SHBA-në
AktualeBotaEkonomiPolitike

Japonia, e para për negociata rreth tarifave me SHBA-në

Përditësimi i fundit: 8 Prill, 2025 2:01 pm
199 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Japonia doli të martën si ekonomia e parë e madhe që siguroi negociatat për tarifat prioritare me Donald Trump, duke theksuar statusin e saj si kreditori dhe investitori më i madh i Uashingtonit dhe duke shkaktuar një rritje prej 7 për qind të aksioneve të listuara në Tokio.

Rritja e tregut të aksioneve, që thuajse përmbysi kolapsin e gjerë të aksioneve japoneze të së hënës, pasoi një bisedë 25-minutëshe midis presidentit të SHBA-së dhe kryeministrit të Japonisë Shigeru Ishiba, në të cilën krerët ranë dakord të hapnin negociatat.

Pas telefonatës, Trump postoi në platformën e tij “Truth Social” se Japonia e kishte trajtuar “shumë keq” SHBA-në në tregti.

“Ata nuk i marrin makinat tona, por ne marrim MILIONA makina të tyre. Po kështu Bujqësia dhe shumë gjëra të tjera. Gjithçka duhet të ndryshojë, por veçanërisht me KINËN!!!”

Ishiba emëroi ministrin e Rigjallërimit Ekonomik Ryosei Akazawa si kryenegociatorin e Japonisë për bisedimet, të cilat zyrtarët në Tokio presin të fillojnë “shumë shpejt”, duke pasqyruar reflektuar nevojën e vendit për të mbrojtur industrinë e tij të automobilave, mbi të cilën është ndërtuar një pjesë e konsiderueshme e ekonomisë.

Pala amerikane do drejtohet nga sekretari i Thesarit Scott Bessent, së bashku me përfaqësuesin e tregtisë së SHBA, Jamieson Greer. Bessent tha në Fox News të hënën se ai “do priste që Japonia të kishte përparësi pasi ata  zunë radhët të parët “.

Akazaëa u tha gazetarëve të martën se roli i Bessent si kreu i delegacionit amerikan sugjeroi që Shtëpia e Bardhë “ka një interes të fortë në fushat që ai mbikëqyr”.

Këto komente shkaktuan spekulime midis investitorëve se përveç tarifave, negociatat do përqendroheshin edhe në kursin e këmbimit dollar-jen, i cili është shfaqur si një burim grindjesh për administratën Trump.

Japonia, e cila e konsideron veten aleatin më të afërt të Uashingtonit në Azi, u habit javën e kaluar nga njoftimi i Trump për një tarifë prej 24 për qind mbi importet e saj, si shtesë e taksës prej 25 për qind për automjetet. Ishiba i ka quajtur masat një “krizë kombëtare” për Japoninë.

Analistët paralajmëruan se barra tarifore do të ishte katastrofike për Japoninë, e cila megjithë investimet afatgjata në prodhimin me bazë në SHBA, përfiton shumë nga eksportet dhe mbështetet në tregtinë relativisht të ulët.

Ishiba i kujtoi Trump të hënën statusin e vendit të tij si investitori më i madh i huaj në SHBA dhe paralajmëroi se fluksi i investimeve të korporatave ishte në rrezik nga taksat e kërcënuara.

Takeshi Yamaguchi, ekonomist japonez në Morgan Stanley MUFG Securities, tha se tensionet SHBA-Kinë mund të shërbejnë si një erë e dytë për negociatat SHBA-Japoni.

“Japonia do duhet të propozojë një paketë për të zvogëluar v deficitin duke qenë se administrata e SHBA-së e sheh atë si një problem,” tha Yamaguchi. Ai sugjeroi mundësi të tilla si rritja e importeve të produkteve bujqësore të SHBA-së, pajisjeve të mbrojtjes dhe energjisë, si edhe një zotim për të bashkërenduar me SHBA-në në rast të zhvlerësimit të tepërt të jenit.

Në një sinjal të mëtejshëm të hapjes së SHBA-së, Trump të hënën urdhëroi një rishikim të ri të sigurisë kombëtare të blerjes së propozuar prej 15 miliardë dollarësh nga Nippon Steel të US Steel me bazë në Pensilvani. Rishikimi, i cili do udhëhiqet nga Departamenti i Thesarit, do t’i japë një rekomandim Trump-it brenda 45 ditëve.

Joe Biden kishte bllokuar marrjen e kontrollit në janar në një nga aktet e tij përfundimtare në detyrë. Trump kishte sinjalizuar gjithashtu kundërsht zimin për marrjen e plotë të pushtetit.

Por drejtuesit e Nippon Steel kanë negociuar me Sekretarin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, mbi kornizën dhe kushtet e një marrëveshjeje në të cilën grupi japonez do merrte shumicën e aksioneve në prodhuesin amerikan të çelikut, sipas dy personave të njohur me këtë çështje.

Aksionet e Nippon Steel u rritën deri në 10.5 për qind në tregtimin e mëngjesit të martën.

Në një deklaratë, kompania tha se “pret me padurim një zgjidhje në kohë në mënyrë që ne të mund të fillojmë të bëjmë investimet tona të planifikuara që do e pozicionojnë US Steel si një prodhues kryesor global të çelikut”.

 

Marrë nga Financial Times

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vala vdekjeprurëse nga kartelet e kokainës, fut në kaos Ekuadorin
Artikulli tjetër SHBA, Gjykata e Lartë miraton kërkesën e Trump për dëbimin e të huajve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.