KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të huajt po blejnë borxhin shqiptar, financuan 28% të huamarrjes së brendshme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Të huajt po blejnë borxhin shqiptar, financuan 28% të huamarrjes së brendshme
AktualeAnalizeFinanceKryesore

Të huajt po blejnë borxhin shqiptar, financuan 28% të huamarrjes së brendshme

Përditësimi i fundit: 9 Prill, 2025 10:04 am
301 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Investitorët nga jashtë vendit luajtën një rol të rëndësishëm në tregun e instrumenteve të borxhit në Lekë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2024 investitorët jorezidentë financuan 28% të shtesës së huamarrjes së qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar.
Duke qenë se huamarrja e brendshme (duke përjashtuar rifinancimet) ishte rreth 50 miliardë lekë, mund të llogaritet se subjektet jorezidente investuan rreth 14 miliardë lekë ose afërsisht 140 milionë euro në letra borxhi të qeverisë shqiptare.

Pjesëmarrja e investitorëve të huaj në tregun e instrumenteve të borxhit në Lekë të qeverisë shqiptare ishte një risi absolute për vitin e kaluar. Sipas burimeve nga tregu, këta investitorë investuan kryesisht në obligacionet reference, me maturitet 3-vjeçar, 4-vjeçar dhe 5-vjeçar.

Megjithëse profili i investitorëve është i mbrojtur nga rregullat e konfidencialitetit, burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë kryesisht për sipërmarrje të investimeve kolektive (fonde investimi), që kanë vendosur për herë të parë të përfshijnë edhe obligacionet në Lekë të qeverisë shqiptare në portofolet e tyre.

Një interes i lartë i investitorëve për titujt e qeverisë shqiptare është vërejtur edhe në emetimet e Eurobondit, gjatë viteve të fundit. Në muajin shkurt 2025, shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove.

Interesi i investitorëve të huaj tashmë po shtrihet edhe në titujt e emetuar në tregun e brendshëm, në Lekë.

Hyrja e këtyre investitorëve në tregun e titujve qeveritarë në lekë është ndikuar edhe nga përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran në dy vitet e fundit.

Në muajin mars të këtij viti, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për herë të dytë në dy vjet vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme.

Një vit më parë, në mars 2024, Standard&Poor’s e pati përmirësuar për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-. Në vijim, në tetor 2024, edhe agjencia tjetër Moody’s e përmirësoi vlerësimin nga Ba1 në Ba3.

Kërkesa e investitorëve të huaj është ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e likuiditetit dhe në uljen e yield-eve të titujve qeveritarë në lekë gjatë vitit të kaluar, por edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

Marzhi mes normës bazë të interesit dhe yield-eve ka zbritur në nivelet minimale historike për të gjitha instrumentet e borxhit, madje bonot e thesarit kanë zbritur poshtë nivelit të normës bazë të interesit.

Sipas buxhetit të vitit 2025, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 50 miliardë lekë, vlerë e njëjtë me atë të vitit 2024.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Firma dhe industritë evropiane më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane
Artikulli tjetër Gjermania në rrezik prej një tjetër recesioni, prej tarifave të Trumpit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.