KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tre vite pa kontrata, kultivuesit e midhjes kërkojnë rinovim të tyre
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tre vite pa kontrata, kultivuesit e midhjes kërkojnë rinovim të tyre
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Tre vite pa kontrata, kultivuesit e midhjes kërkojnë rinovim të tyre

Përditësimi i fundit: 9 Prill, 2025 12:34 pm
182 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prej tre vitesh, fermerëve që merren me kultivimin e midhjes në liqenin e Butrintit, në Sarandë, nuk u janë rinovuar kontratat e shfrytëzimit të impianteve të kultivimit.

Pas përfundimit të kontratave 10-vjeçare, kultivuesit thonë se kanë kërkuar prej kohësh rinovimin, por janë sorollatur mes institucioneve pa marrë zgjidhje.

Një grup fermerësh ishin sot në zyrat e ministrisë së Bujqësisë, por atyre iu tha se kompetenca për kontratat i kishte kaluar një ministrie tjetër.

“Na thanë do t’ia përcjellim ministrisë së Ekonomisë, sepse nuk kemi të drejtë që t’ju japim kontrata sepse i kanë kaluar asaj,” tha për Citizens.al, kultivuesja Valentina Bufi nga mjediset e brendshme të Ministrisë së Bujqësisë.

Edhe Soraldo Nebo, një tjetër fermer i përfshirë në protestë, shprehet se pavarësisht gatishmërisë për të ndjekur çdo procedurë ligjore, autoritetet nuk kanë dhënë përgjigje konkrete.

“Nëse është ministria e Ekonomisë ajo që ka kompetencën, jemi të gatshëm të ndjekim të gjithë procedurën për finalizimin e kontratave të reja, por kemi tre vite pa kontratë. Kërkojmë ligjërim të situatës aktuale, të shtyhen afatet ose të rinovohen kontratat, sepse kjo është ajo që po u kërkojmë,” tha Nebo për Citizens.al.

Mungesa e kontratave i vë fermerët në pozitë të paligjshme, duke e pamundësuar certifikimin e produkteve dhe tregtimin e midhjes në treg.

“Duam të dimë çfarë do t’i japim konsumatorit, ne vazhdojmë të prodhojmë, por (teknikisht) jemi të paligjshëm. Duam të ligjërohemi, ta certifikojmë produktin dhe ta nxjerrim në treg,” thekson sërish Nebo.

Rastet e produkteve të kontaminuara të mishit, frutave dhe zarzavateve të pikasura në treg kanë shqetësuar ndjeshëm fermerët e midhjes. Nebo thotë se ata nuk kanë pse vuajnë raste të ngjashme si rrjedhojë e mungesës së mundësisë për të certifikuar produktet e tyre.

Kultivuesit shprehen se nuk do të dalin nga zyra e ministrisë pa një përgjigje, ndërsa do të përfshihen edhe në grevë urie.

“Kemi vendosur të bëjmë edhe grevë urie sot, jemi vendosur te zyrat e Ministrisë, këtu jemi edhe me kolegë të tjerë që po presin, kështu që nuk largohemi pa marrë kontratat sepse nuk do të marrim përgjegjësi mbi shpatullat tona, kusurin e konsumatorit fundor”, deklaroi Soraldo Nebo.

Përveç çështjes së kontratave, fermerët kanë ngritur edhe shqetësimin për cilësinë e ujërave në liqenin e Butrintit, të cilat sipas tyre nuk janë më në parametrat e duhura për kultivimin e midhjes.

“Kjo gjendje vjen për shkak të mungesës së pastrimit të kanaleve dhe bllokimit të qarkullimit të plotë të ujërave të Bistricës në liqen. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka për detyrë monitorimin, kontrollin dhe marrjen e masave për rikthimin e ujërave në gjendje optimale,” thotë Nebo.

Liqeni i Butrintit ka rreth 80 impiante kultivimi të midhjes, nga të cilat rreth 50 janë funksionale. Ky sektor përbën një burim të rëndësishëm të ardhurash për zonën dhe luan rol kyç në furnizimin e tregut vendas me midhje.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banka Reyl Intesa Sanpaolo nën hetim për pastrim parash
Artikulli tjetër Censura digjitale, rasti i TikTok-ut dhe sfidat e privatësisë online

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.