Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë. Portugezi nuk rresht së shënuari dhe tashmë regjistron 933 gola në karrierën e tij.
Ronaldo ka shënuar sonte 2 gola në 7 minuta në sfidën që Al Nassr po luan në shtëpi ndaj Al Riyadh.
Miqtë shënuan të parët me Selemani në fund të pjesës së parë dhe e mbyllën atë në avantazh.
Al Nassr përmbysi shifrat në pjesën e dytë me dy golat e shpejtë të Ronaldos.
Fillimisht portugezi barazoi shifrat në minutën e 55-të pas asistit të Mane, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 62-të.
Portugezi shkundi rrjetën me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.