KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nis fushata e zgjedhjeve, çfarë u pa nga “starti” i partive kryesore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nis fushata e zgjedhjeve, çfarë u pa nga “starti” i partive kryesore
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitike

Nis fushata e zgjedhjeve, çfarë u pa nga “starti” i partive kryesore

Përditësimi i fundit: 12 Prill, 2025 10:57 pm
174 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Partia Demokratike në opozitë dhe koalicioni i saj i “Shqipërisë Madhështore” nisi fushatën në sheshin Nënë Tereza të premten në mbrëmje, me shumë flamuj amerikanë dhe me një strateg nga SHBA, ndërsa udhëheqësi tetëdhjetëvjeçar Sali Berisha, i sanksionuar për korrupsion madhor nga administrata Biden, shpalli objektivin për t’u bërë kryeministër. Nëse fiton, kjo do të jetë hera e tretë që ky personalisht merr pushtetin.

Pothuajse në të njëjtën orë, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë duke kërkuar, para së gjithash mbështetjen e grave. Hapja zyrtare e fushatës për socialistët u bë në Sheshin Skënderbej të shtunën në mesditë, ku udhëheqësit e qarqeve premtuan njëri pas tjetrit rezultate në mandate edhe më të mëdha nga sa PS pati fituar në zgjedhjet e vitit 2021.

Të dyja partitë kryesore në vend, PS dhe PD, kanë qeverisur vendin përgjatë tre dekadave e gjysmë, në të cilat, që të dyja janë përballur, në nivele të ndryshme, me skandale të njëpasnjëshme korruptive. Ato kanë favorizuar njëra-tjetrën me disa marrëveshje që kanë fuqizuar udhëheqësit përkatës dhe kanë penguar zhvillimin e forcave të reja politike, ndërsa në zgjedhjet e 11 majit pritet të përballen, si rrallëherë, jo aq shumë me njëra-tjetrën se sa me vetveten dhe skandalet e njëpasnjëshme korruptive.

Berisha, i cili ka qeverisur vendin si president në periudhën 1992-1997 dhe pastaj si kryeministër në periudhën 2005-2013, është aktualisht në gjykim i akuzuar për korrupsion. Ai deklarohet i pafajshëm dhe pretendon se prokurorët dhe gjyqtarët janë të motivuar politikisht për të ngritur akuza kundër tij.

Rama, i cili ka qenë kryebashkiak i Tiranës nga viti 2000 deri në vitin 2011 dhe kryeministër nga viti 2013 deri më sot, kërkon mandatin e katërt radhazi, mandat që, nëse do ta fitojë, do ta bëjë atë udhëheqësin e dytë më jetëgjatë të shtetit shqiptar pas Enver Hoxhës, duke ia kaluar pushtetit katërmbëdhjetëvjeçar të Ahmet Zogut si president dhe mbret.

Dy partitë e mëdha garojnë me numrin 1, Shqipëria Madhështore, dhe numrin 5, Partia Socialiste në fletën e votimit.

Si edhe në të shkuarën, Berisha po garon me premtim për taksa të ulëta dhe pensione të larta apo minimum jetik në masën 200 euro. ndërsa Rama premton ujë 24 orë, 200 euro si dhe pretendon, pa dhënë prova, se një votë kundër tij do të mbyllë derën e Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

Tre grupime politike të dala në një mënyrë apo një tjetër nga Partia Demokratike garojnë në zgjedhjet e 11 majit, krahas disa partive të tjera, të cilat, garojnë për herë të parë dhe që këto zgjedhje, për shkak të konsumimit të partive të mëdha nga skandalet korruptive, duket se kanë shanse më të mëdha se sa parti të tjera të vogla në të shkuarën, qoftë për të fituar mandate, qoftë për të sfiduar pushtetin duopolist të PD-së dhe PS-së.

Mes grupimeve të ndara nga Partia Demokratike në opozitë, partia Mundësia e biznesmenit Agron Shehaj synon të fitojë mandate, pasi kryetari dhe financuesi i saj duket se ka hedhur nga xhepi i tij personal një shumë parash jo të pakonsiderueshme. Shehaj nuk ka deklaruar se sa para ka hedhur por ka argumentuar se metoda e tij e të bërit politikë është më e ndershme se sa financimet me burime të panjohura të disa partive të tjera. Mundësia garon me një platformë të qendrës së djathtë.

Lëvizja Bashkë, një parti politike e majtë, e cila garon për herë të parë në zgjedhje parlamentare, e hapi fushatën e saj në qytetin e Fierit. Aktivistët e saj po përpiqen të demonstrojnë se është e mundur të bëhet fushatë me shpenzime të ulëta, duke qakulluar nëpër rrugët e qytetit me pankarta të bartura nëpër biçikleta. Lëvizja Bashkë mban numrin 2 në fletën e votimit.

Nisma Shqipëria Bëhet është një koalicion i përbërë nga partia Nisma Thurrje, e cila ka garuar edhe në zgjedhjet e vitit 2021, dhe partisë Shqipëria Bëhet, e cila garon për herë të parë. Nisma Thurrje prezantohet si një parti centriste ndërsa Shqipëria Bëhet e ka prezantuar veten si një lëvizje proteste kundër partive të vjetra. Kjo forcë politike mban numrin 6 në fletën e votimit.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe një numër mbështetësish kryesisht të shkëputur nga Partia Demokratike garojnë me logon Koalicioni Euroatlantik. Koalicioni Euroatlantik mban numrin 4 në fletën e votimit.

Një grup tjetër i shkëputur nga Partia Demokratike ka hyrë në garë me koalicionin Djathtas për Zhvillim dhe udhëheqësit e saj janë Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibej, që të dy garues në listat e hapura. Kjo forcë mban numrin 9 në fletën e votimit.

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, biznesmenit të sanksionuar nga administrata e parë e presidentit aktual Donald Trump, mban numrin 11 në fletën e votimit.

Tre forca të tjera politike garojnë, Lëvizja Atdheu në numrin 3, Aleanca Kombëtare Shqiptare në numrin 7 dhe Aleanca Demokracia e Re në numrin 8.

Në 11 maj shqiptarët do të mund të votojnë për një parti apo koalicion ndërsa mundet gjithashtu të pëlqejnë një nga kandidatët e listave të hapura të partisë përkatëse. Votimi për një parti dhe kandidatin e një partie tjetër e bën votën të pavlefshme.

Rreth dy të tretat e parlamentit të ardhshëm pritet të dalin nga listat e mbyllura të kandidatëve të përcaktuara kryesisht nga kryetarët përkatës të partive të mëdha ndërsa rreth një e treta është në garë për listat e hapura.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turistët po vijnë, por çfarë po vizitojnë?
Artikulli tjetër SHBA dhe Irani përfundojnë takimin e parë për armët bërthamore, në Oman

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.