KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përmbytjet në 2024-ën, më shumë se 300 viktima në të gjithë Europën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Përmbytjet në 2024-ën, më shumë se 300 viktima në të gjithë Europën
AnalizeBotaFokusSociale

Përmbytjet në 2024-ën, më shumë se 300 viktima në të gjithë Europën

Përditësimi i fundit: 15 Prill, 2025 8:55 am
242 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Mbi 400 mijë njerëz u prekën nga përmbytjet dhe stuhitë që goditën Europën gjatë vitit 2024, sipas një raporti të publikuar të martën nga Shërbimi i BE-së për Ndryshimet Klimatike Copernicus dhe Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).

Ky vit rezultoi të ishte më i nxehti në historinë e kontinentit, me pasoja shkatërruese për mjedisin dhe jetën e qytetarëve.

Pamje dramatike të rrugëve të përmbytura, makinave të mbuluara nga uji dhe urave të rrënuara u regjistruan në shumë vende të Europës. Sipas raportit, përmbytje të mëdha u shënuan në 30% të rrjetit të lumenjve evropianë, ndërsa 12% e tyre kaluan nivelin “e rëndë” të përmbytjeve.

Dy nga ngjarjet më të rënda ndodhën në Europën Qendrore në shtator dhe në Spanjën Lindore në tetor, ku humbën jetën më shumë se 250 nga gjithsej 335 viktima të përmbytjeve në të gjithë kontinentin gjatë vitit 2024.

Ekspertët theksojnë se ngrohja globale ka intensifikuar fatkeqësitë natyrore, duke rritur probabilitetin dhe ashpërsinë e tyre. Temperaturat më të larta bëjnë që retë të çlirojnë më shumë reshje, duke shkaktuar përmbytje më të forta.

“Çdo fraksion i një shkalle rritjeje në temperaturë ka rëndësi”, tha Celeste Saulo, drejtoreshë e përgjithshme e WMO. “Duhet të veprojmë më shpejt dhe të ecim përpara së bashku për t’u përshtatur me realitetin e një bote më të nxehtë.”

Raporti zbulon gjithashtu se numri i ditëve me nxehtësi të fortë, shumë të fortë dhe me “stres të nxehtësisë ekstreme” ishte ndër më të lartët e regjistruar ndonjëherë.

Europa Juglindore përjetoi valën më të gjatë të të nxehtit në histori në korrik 2024, me temperatura ekstreme për 13 ditë rresht, që prekën më shumë se gjysmën e rajonit. Nxehtësia kontribuoi gjithashtu në përhapjen e zjarreve masive, të cilat ndikuan në jetën e 42,000 njerëzve.

Rreth një e katërta e sipërfaqes së djegur në Evropë gjatë vitit të kaluar u shkaktua nga zjarret në Portugali në shtator, ku u shkatërruan rreth 110,000 hektarë pyje në vetëm një javë.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Diplomacia e Xi Jinping në veprim, Kina përqafon Azinë
Artikulli tjetër Stuhi rëre në Irak! Mbi 1 000 njerëz me probleme në frymëmarrje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.