KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Thellohet drama e pensionistëve, inflacioni rëndon të moshuarit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Thellohet drama e pensionistëve, inflacioni rëndon të moshuarit
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Thellohet drama e pensionistëve, inflacioni rëndon të moshuarit

Përditësimi i fundit: 15 Prill, 2025 9:09 am
322 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur më ngadalë.

Në vitin 2024, paga mesatare mujore bruto arriti në 77,457 lekë duke u rritur rreth 10% në krahasim me vitin 2023, teksa pensioni mesatar rezultoi 19,092 lekë në tetor 2024, ose 4% më i lartë se viti i mëparshëm.

Vitin e kaluar pensioni mesatar ishte sa 24.6% e pagës mesatare mujore bruto, nga 26% që ishte ky raport më 2023. Dhjetë vite më parë pensioni mesatar ishte sa 32% e pagës mesatare mujore bruto.

Fuqia blerëse e pensionistëve po gërryhet më tej edhe nga thellimi i diferencës ndërmjet pagave dhe pensioneve. Rritja e hendekut ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve dhe pjesës tjetër të shoqërisë.

Përshpejtimi i rritjes së pagave si në sektorin publik dhe atë privat po shoqërohet me rritje te çmimeve në disa produkte të shportës që janë jetike për pensionistët.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Ky hendek është thelluar vitet e fundit për shkak se pagat po rritem më ritme më të larta se pensionet.

Të dhënat tregojnë për një rritje të pabarazisë ndërmjet shtresave të shoqërisë, në këtë rast të pensionistëve dhe personave të punësuar. Me gjasa, hendeku do të zgjerohet gjatë viteve në vijim, pasi tregu po sinjalizon rritje më të larta të pagave prej kushteve të reja që ka krijuar mungesa e fuqisë punëtore.

Në fund të vitit 2024 paga mesatare në shkallë vendi ishte 47% më e lartë se para pandemisë, duke u rritur nga 52,380 lekë me 2019 në 77,456 lekë më 2024. Në të njëjtën periudhë, pensioni mesatar nga niveli 16,256 lekë në vitin 2019, arriti në 19,092 lekë më 2024 me zgjerim vetëm 17%.

Sakaq plagët e tranzicionit po ulin përfitimet nga pensioni. Numri i pensionistëve, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rritet me shpejtësi. Të dhënat zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2023, pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 50% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie, nga 45% më 2021.

Të dhënat zyrtare të 6-mujorit të parë 2023 tregojnë se numëroheshin 503,747përfitues të pensionit të pleqërisë, nga të cilët 258,312 mijë 51% e përfituesve morën pagesa të pjesshme.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Apeli rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për të marrë telefonin e sekuestruar
Artikulli tjetër KQZ pranon printimin e ‘votës’ së dyfishtë për diasporën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.