Sudani është duke vuajtur nga kriza më e madhe humanitare në botë dhe populli i tij është duke e paguar çmimin për mungesën e veprimit të komunitetit ndërkombëtar, kanë deklaruar njëzëri Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizata të ndryshme joqeveritare, teksa shteti afrikan ka hyrë në vitin e tretë të luftës civile.
Megjithatë, zgjidhja diplomatike e krizës së Sudanit është lënë anash shpeshherë për shkak të krizave të tjera nëpër botë, përfshirë luftërat në Ukrainë dhe Gaza.
Pasojat për popullatën 51 milionëshe të Sudanit kanë qenë shkatërrimtare. Dhjetëra mijëra raportohen të vdekur. Qindra mijëra përballen me urinë. Të paktën 13 milionë janë zhvendosur, me 4 milionë prej tyre në shtetet fqinje.
Ky është shteti i fundit që ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Lajmi u bë i ditur në fundjavë nga presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm sudanez.
Marrë nga The Guardian