KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sot Inter-Bayern. Në 4 sfidat e fundit në ‘San Siro’ kanë fituar bavarezët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sot Inter-Bayern. Në 4 sfidat e fundit në ‘San Siro’ kanë fituar bavarezët
AktualeAnalizeSporti

Sot Inter-Bayern. Në 4 sfidat e fundit në ‘San Siro’ kanë fituar bavarezët

Përditësimi i fundit: 16 Prill, 2025 10:41 am
251 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ekuilibër i madh në 6 përballjet e fundit mes Interit dhe Bayern Munich në Champions League.

Nga 3 fitore për secilën skuadër, edhe pse vetëm një nga këto 6 fitore është arritur nga skuadra pritëse (Bayerni, 2-0 në “Allianz Arena”, në nëntor 2022).

Bayern Munich ka fituar gjithmonë në 4 transfertat kundër Interit në kompeticionet europiane, përfshirë tri në Champions League, pa pësuar gol (2-0 më 2006, 1-0 më 2011 dhe 2-0 më 2022).

Kjo është në fakt seria më e gjatë e humbjeve radhazi në shtëpi e skuadrës italiane, kundër një kundërshtari të vetëm në të gjitha kompeticionet europiane (4).

Interi e ka kaluar turin në 21 nga 23 përballjet e mëparshme në fazën me eliminim direkt të Kupës së Kampioneve/Champions League, pas një fitoreje në ndeshjen e parë.

Një nga këto dy eliminime ka ardhur sezonin e kaluar, duke humbur me penallti kundër Atlético Madridit në 1/8 finale, pas suksesit 1-0 në ndeshjen e parë (2-2 në total, humbje 3-2 me penallti).

Bayern Munich e ka kaluar turin vetëm në një nga 8 përballjet e fundit në fazën me eliminim direkt të Champions League, pas një humbjeje në ndeshjen e parë, edhe pse kjo ka ndodhur pikërisht në edicionin më të fundit (3-1 në total kundër Lazios, në 1/8 finale të sezonit të kaluar).

Interi ka mbetur i pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions League (12 fitore, 2 barazime).

Kjo është seria më e gjatë aktuale e ndeshjeve në shtëpi pa humbje në këtë kompeticion, pasi ndërpreu pikërisht serinë prej 22 ndeshjesh të Bayernit në “Allianz Arena”, në ndeshjen e parë çerekfinale.

Interi ka regjistruar 573 presione me intensitet të lartë në ndeshjen e parë kundër Bayern Munich; rekord për një skuadër në një ndeshje të vetme në këtë edicion të Champions League.

Lautaro Martínez ka shënuar në të katër ndeshjet e tij të fundit në Champions League dhe mund të bëhet lojtari i parë i Interit që gjen golin në pesë prezenca radhazi në këtë kompeticion. Për më tepër, vetëm dy lojtarë kanë realizuar më shumë gola se argjentinasi (7 më 2024/25) me fanellën e Interit, në një sezon të vetëm të Champions League: Hernán Crespo më 2002-03 (9 gola) dhe Samuel Eto’o më 2010-11 (8 gola).

Thomas Müller (162 ndeshje) mund të barazojë Lionel Messin (163) në vendin e 3-të për lojtarët me më shumë prezenca në Champions League, pas vetëm Cristiano Ronaldos (183) dhe Iker Casillas (177). Me golin në ndeshjen e parë kundër Interit, Müller është bërë golashënuesi më i moshuar i Bayern Munich në një ndeshje me eliminim direkt të kompeticionit (35 vjeç e 207 ditë).

Benjamin Pavard i Interit mund të luajë ndeshjen e tij të 50-të në Champions League (aktualisht me 49 ndeshje). 40 fitoret e tij në 49 ndeshje, deri tani, përbëjnë rekord suksesi për një lojtar në 50 paraqitjet e para, në historinë e kompeticionit.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bullgaria do t’i bashkëngjitet aleancës ushtarake me Kroacinë dhe Shqipërinë
Artikulli tjetër Përplasja me agjentët e BKH-së në Fier, arrestohen të afërmit e Agron Kapllanajt

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.