KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA-ja kryen sulme në Jemen, të paktën 38 viktima
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SHBA-ja kryen sulme në Jemen, të paktën 38 viktima
AktualeBotaFokus

SHBA-ja kryen sulme në Jemen, të paktën 38 viktima

Përditësimi i fundit: 18 Prill, 2025 8:18 am
228 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar një port kyç të karburanteve në Jemen, që ishte nën kontrollin e rebelëve Huthi. Sipas rebelëve jemenas, nga sulmet ajrore amerikane janë vrarë të paktën 38 persona dhe janë plagosur 102 të tjerë.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (Centcom) tha se forcat e SHBA-së kryen sulme në portin e Ras Isa, me qëllim që t’iu hiqnin rebelëve Huthi – që mbështeten nga Irani – një burim të rëndësishëm të furnizimeve me karburante dhe t’i privonin ata nga të ardhurat që sigurojnë nga karburantet.

“Qëllimi i këtyre sulmeve ishte të dobësonim burimin ekonomik të fuqisë së rebelëve Huthi, të cilët vazhdojnë të shfrytëzojnë dhe t’u shkaktojnë vuajtje të mëdha bashkëkombësve të tyre”, thuhet në deklaratën e Centcom.

“Ky sulm nuk kishte për qëllim të dëmtonte popullin e Jemenit, i cili me të drejtë dëshiron të çlirohet nga shtypja e rebelëve Huthi dhe të jetojë në paqe”, shtoi ushtria amerikane.

Sulmet ajrore të SHBA-së kanë goditur rëndë rebelët jemenas. SHBA-ja nisi një fushatë ajrore nën urdhrin e presidentit amerikan, Donald Trump, më 15 mars ndaj rebelëve Huthi, me qëllim që të ndalojë sulmet e rebelëve ndaj anijeve tregtare dhe anijeve ushtarake në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adeni.

Sulmet e rebelëve jemenas kanë penguar dërgesat tregtare përmes Kanalit të Suezit – një rrugë jetike për tregtinë globale përmes detit – duke detyruar shumë kompani që të ndryshojnë rrugët e transportit.

Rebelët Huthi kanë dënuar sulmet amerikane.

“Ky agresion krejtësisht i pajustifikuar përbën një shkelje të hapur të sovranitetit dhe pavarësisë së Jemenit dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj mbarë popullit jemenas”, u tha në deklaratën e rebelëve, që u transmetua nga agjencia shtetërore SABA, që kontrollohet nga ta. “Ai shënjestroi një cak jetik civil që u ka shërbyer jemenasve për dekada me radhë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Anees Alasbahi, tha se në mesin e viktimave kishte edhe punëtorë të emergjencës.

“Numri i viktimave me gjasë do të rritet, pasi ende po vazhdon identifikimi”, tha Alasbahi.

Ky numër i raportuar i viktimave paraqet shifrën më të lartë të viktimave të raportuar që kur Trump premtoi se do të kryente veprime ushtarake ndaj rebelëve derisa ata të mos paraqisnin më kërcënim për transportin detar.

Porti Ras Isa ndodhet përgjatë bregut perëndimor të Jemenit, në Detin e Kuq.

Centcom tha se anijet kanë vazhduar të furnizohen me karburante përmes këtij porti, pavarësisht se rebelët janë shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni më herët gjatë këtij viti.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Porto Riko në errësirë totale për Pashkë
Artikulli tjetër Deputeti i LVV-së: Partia ka arritur marrëveshje me Nismën, për qeverinë e re

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën
Analize Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.