Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë teksa detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e 65-vjeçarit, Gjovalin Prendi.
Dyshohet se autorët kanë qenë tre, të cilët me automjetin e tyre fouristradë, janë ndalur pranë biznesit të babait të Sidorel Prendit, të njohur më shumë si Roan Brahimi. Dy prej tyre të maskuar kanë zbritur nga automjeti duke qëlluar me breshëri plumbash në afërsi drejt Prendit.
Ata dyshohet se kanë qenë duke vëzhguar objektivin e tyre ku sapo e kanë parë tek dera e lokalit e kanë qëlluar ku plumbat e kanë prekur viktimën në pjesën e kraharorit. Bëhet gjithashtu me dije se në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë. Këta të fundit e kanë dërguar 65-vjeçarin menjëherë në spital por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra
Ky lokal është sulmuar edhe më parë dy herë me armë zjarri dhe eksploziv. Sipas informacioneve, antentati i djeshën në Lezhë dhe ai i ndodhur pak më vonë në Tiranë që la pas 4 të plagosur kanë një lidhje pasi dyshohet se shënjestër e atentatit nuk kanë qenë 4 të rinjtë, por në të vërtetë plumbat ishin nisur për gruan e Roan Brahimit.
Ky i fundit është ekzekutuar në një atentat në Athinë të Greqisë, më 9 maj të 2024, në sy të gruas dhe djalit të tyre të vogël. Asokohe e plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij. Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës.
Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës, terrorizuan klientët duke kërkuar pronarin.
I njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt, Brahimi po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej kohësh.
Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan.Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Një tjetër vrasje ku emri i Brahimit përflitej është antetati ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi.
Marrë nga Dosja.al