KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Numri i prokurorëve një nga sfidat e 2024-ës, Olsian Çela raporton në KLP
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Numri i prokurorëve një nga sfidat e 2024-ës, Olsian Çela raporton në KLP
AktualeFokusPolitike

Numri i prokurorëve një nga sfidat e 2024-ës, Olsian Çela raporton në KLP

Përditësimi i fundit: 29 Prill, 2025 2:19 pm
216 Shikime
Share
18 Min. Leximi
SHARE

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar paraditen e kësaj të marte në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në lidhje me punën e bërë gjatë vitit 2024.

Gjatë fjalës së tij, Çela theksoi se viti që lamë pas nuk ishte një vit i lehtë, për shkak të numrit të ulët të prokurorëve dhe ngarkesës së madhe të çështjeve.

Por, ai theksoi se falë përpjekjeve dhe profesionalizmit të prokurorëve në të gjitha nivelet si dhe bashkëpunimit dhe koordinimit shumë të mirë me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit u kaluan me sukses si dhe rezultatet u panë në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale.

Në vijim, prokurori i Përgjithshëm vijoi të flasë me shifra duke theksuar se në vitin 2024,  numri faktik i prokurorëve në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka qenë 209.

Sipas Çelës ky tregues evidenton strukturën faktike me 65 % të prokurorëve kundrejt numrit organik prej 321 prokurorësh dhe mungesën e 35 % të numrit të prokurorëve.

“Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: 185  prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 98 prokurorë më pak krahasuar me numrin organik (65 % e strukturës organike); 11 prokurorë në prokurorinë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose 9 prokuror më pak krahasur me numrin organik (55 % e strukturës organike) dhe 11 prokurorë dhe 2 ndihmës magjistratë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 7 prokurorë më pak se numri organik (61 % e strukturës organike)”, tha Çela, teksa më tej theksoi se në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë trajtuar 61091 materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 10,5 % në krahasim me vitin 2023.

Gjithashtu, janë ndjekur 47501 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,8 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat 24921 janë procedime penale të regjistruara, me një rritje prej 3,4 % në krahasim me vitin 2023 dhe 179 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 10,9 % në krahasim me vitin 2023.

“Janë mbartur 22401 procedime penale me një rritje prej 6,6 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2023. Është vendosur mosfillimi për 13590 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një rritje prej 36,6 % në krahasim me vitin 2023. Tek kjo shifër e materialeve të trajtuara përfshihen: procedimet e mbartura; procedimet e reja të regjistruara gjatë vitit 2024 për veprat penale të parashikuara në Kodin Penal; procedimet e rifilluara gjatë vitit 2024; si dhe vendimet e mosfillimit të marra gjatë vitit 2024 pa përfshirë procedimet e regjistruara sipas kodit penal ushtarak”, tha Çela.

Ndër të tjera, prokurori i Përgjithshëm tha u pëfunduan me sukses 24591 çështje, të cilat përbëjnë një rritje prej 5%, të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2023.

“Prej të cilave: 36,72 % janë dërguar për gjykim, 33,89 % janë pushuar, 26,91 % janë pezulluar dhe 2,48 % janë transferuar në prokuroritë kompetente”, tha ai.

“Janë dërguar në gjykatë 9030 çështje me akuzë ndaj 10759 të pandehurve. Krahasimisht me vitin 2023 rezulton një ulje prej 6,44 % e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 5,63 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë.

Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 janë dënuar 10001 të pandehur që krahasuar me vitin 2023 përbën rritje 37,87 % të numrit të pandehurve të dënuar dhe për 265 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm”, vijoi Çela.

Pjesën nga fjala e Prokurorit të Përgjithshëm:

Viti 2024 ishte një vit me vështirësi jo të pakta për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, e më tej intensifikimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale.

Gjatë vitit 2024 vlerësoj se janë arritur rezultate në një sërë objektivash në fokusin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, kjo në sajë edhe të masave administrative dhe procedurale institucionale, siç janë miratimi i udhëzimeve të përgjithshme dhe planeve të veprimit për të vijuar unifikimin e veprimtarisë së prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe mbikëqyrja e zbatimit tyre. Kujdes i veçantë i është kushtuar vijimit të zbatimit të akteve të përbashkëta me institucione e agjenci ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe miratimit të marrëveshjeve të reja për të rritur efektivitetin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Kështu, ndër këto masa veçojmë:

– Ndjekjen e rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë nëpërmjet detajimit në planin e veprimit

– Ndjekjen e rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave “Për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2024” nëpërmjet, miratimit dhe zbatimit të udhëzimit të përgjithshëm si dhe të planit të veprimit me aktivitete të qarta për zbatimin e rekomandimeve prioritare.

– Ndjekjen e objektivave prioritare institucionale në luftën kundër kriminalitetit, ku fokus të veçantë në vitin 2024 mori konsolidimi i procesit hetimor nëpërmjet një kuadri ligjor sa më të plotë e në përputhje me standardet ndërkombëtare, vijimi i punës për zbatimin e udhëzimeve të përgjithshme, vijimi i punës për digjitalizimin, hetimi efektiv dhe krijimi i një baze të dhënash të rasteve të pastrimit të parave, monitorimi i veprimtarisë së policisë gjyqësore, bashkërendimi me institucione të drejtësisë dhe ato ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, forcimi i kapaciteteve institucionale, etj;

– Përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit, ku Prokuroria e Përgjithshme ka siguruar pjesëmarrje aktive në nivel drejtues dhe teknik në takimet periodike, ka kontribuar me informacion analitik mbi zhvillimet institucionale në luftën ndaj kriminalitetit dhe mbrojtjen e drejtave të njeriut për hartimin e Progres Raportit të Shqipërisë, për Nënkomitetin e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë, Udhërrëfyesit të shtetit të së Drejtës, si dhe ka vijuar bashkëpunimin dinamik me ministritë përgjegjëse për kapitujt 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” dhe 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”;

– Një kontribut i rëndësishëm i institucionit tonë ka qenë ai në kuadër të hartimit e ndjekjes periodike të ecurisë së masave të strategjive ndërsektoriale dhe planeve të tyre të veprimit si: Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit, Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur, Strategjisë Kundër Krimit të Organizuar dhe planit të veprimit kundër trafikimit të personave, Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, etj.

Kuadri nënligjor 2024

Udhëzime të përgjithshme dhe akte me rëndësi në aspektin organizativ dhe funksional të miratuara në vitin 2024 përmendim:

– Udhëzimi i Përgjithshëm nr. 6/2024 “Për hetimin dhe ndjekjen penale efektive të veprave penale kundër trafikimit të personave

– Udhëzimi i Përgjithshëm nr. 7/2024 “Për masat e sigurimit”, nëpërmjet të cilit u dhanë drejtime të qarta për prokurorët e prokurorive pranë gjykatave me juridiksion të përgjithshëm për zbatimin e standardeve ligjore që balancojnë nevojën për siguri të personit dhe publikut dhe efektivitetin e ndjekjes penale, me domosdoshmërinë për të respektuar të drejtat e njeriut. Po kështu u udhëzua mbi masa alternative, diligjencë në hetim e monitorim të afateve. Në këtë udhëzim ju dha një rëndësi e posaçme reagimit proaktiv në rastet e konstatimit të dhunës në paraburgim ku u udhëzua regjistrimi i procedimeve ex officio dhe hetim i paanshëm;

– Udhëzim i Përgjithshëm nr. 4/2024, “Për zbatimin e ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’”,

– Udhëzim i Përgjithshëm nr. 5/2024 “Për rekomandimet prioritare në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2024 në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm”;

– Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë dhe Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, nënshkruar në datën 7.11.2024, e cila zëvendëson marrëveshjen e mëparshme të bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë dhe Prokurorisë Federale të Belgjikës, të nënshkruar në Bruksel më 10 maj 2011 dhe ka si qëllim rritjen e bashkëpunimit ekzistues në nivel strukturor, për të përmirësuar mirëkuptimin e ndërsjellë të palëve përmes shkëmbimit të informacionit për sistemet ligjore, praktikat e mira të njëri-tjetrit dhe për të nxitur bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërmjet të dy institucioneve brenda fushës përkatëse të kompetencës, për çështjet penale të krimeve të rënda, trafikimin e paligjshëm dhe pastrimin e parave. Në frymën e kësaj marrëveshjeje është rënë dakord të monitorohet në vazhdimësi ekzekutimi i kërkesave për ndihmë juridike;

– Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme “Për ekspertimin e farërave dhe fidanëve të rinj të bimëve narkotike të sekuestruara”, datë 01.03.2024 nëpërmjet së cilës përcaktohet mënyra e bashkëpunimit mes organeve përgjegjëse për kryerjen e ekspertimit të farërave dhe fidanëve të rinj, të bimëve të dyshuara narkotike duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen nga çdo dëmtim apo abuzim në administrimin e tyre;

– Qarkore nr. 1355 prot., datë 22.10.2024 përmes së cilës udhëzohet trajtimi nga prokurorët i sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave si prioritet, duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së medias;

– Qarkore nr. 207, datë 07.02.2024 dhe nr. 122/1, datë 26.07.2024, ku trajtohen problematikat e konstatuara në vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe udhëzohen prokurorët për marrjen e masave për sigurimin e standardeve procedurale për procesin e rregullt ligjor;

– Qarkore nr. 862/1 prot., datë 18.07.2024 përmes së cilës është kërkuar hetim i plotë e i gjithanshëm për aksidentet rrugore dhe atyre të lidhura me rrjetin elektrik dhe janë dhënë orientime për mjetet e kërkimit të provës të nevojshme për ushtrimin efektiv të ndjekjes penale por edhe interesave/përgjegjësive të tjera që lindin nga këto çështje për viktimën, palët apo organin shtetëror të përfshirë;

– Qarkore nr. 645/1 prot., datë 30.07.2024 përmes së cilës janë përcjellë për zbatim në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm rekomandimet e Komitetit të OKB-së për Eleminimin e Diskriminimit Racor ku është kërkuar trajtimi me kujdes i materialeve referuese në këtë fushë dhe sigurimi i të drejtave të viktimave;

– Qarkore nr. 1398/1 prot., datë 04.12.2024 përmes së cilës kërkohet marrja e masave për të garantuar të drejtën e viktimës për informacion për gjendjen e procedimit, disponimin mbi kërkesat e palëve dhe garantimin e plotshmërisë së hetimeve dhe respektimit të afateve procedurale, në përputhje me kuadrin normativ në këtë fushë, si dhe me rekomandimet për përmbushjen e rolit të prokurorit në lidhje me të drejtat e viktimave dhe dëshmitarëve në procesin penal;

– Qarkore nr. 622/1 prot., datë 12.12.2024 “Mbi vonesat në ushtrimin e ndjekjes penale”, ku kërkohet nga drejtuesit, prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore organizim efiçent i punës dhe rritje e diligjencës në hetim, me qëllim kryerjen e hetimeve të plota, sigurimin e kohëzgjatjes së arsyeshme të procesit dhe shmangien e vonesave që rrezikojnë të çojnë në parashkrimin e ndjekjes penale.

Veprimtaria e prokurorive, problematikat dhe çështjet që kërkojnë vëmendje

Në funksion të ruajtjes së nivelit të efektivitetit në veprimtarinë administrative e funksionale të prokurorive, garantimin e paanshmërisë dhe shpërndarjen e ekuilibruar të volumit të punës me urdhrat nr. 18, datë 30.01.2024 dhe nr. 19, datë 30.01.2024, të Prokurorit të Përgjithshëm, janë caktuar strukturat organike të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Në vitin 2024 numri faktik i prokurorëve në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka qenë 209. Ky tregues evidenton strukturën faktike me 65 % të prokurorëve kundrejt numrit organik prej 321 prokurorësh dhe mungesën e 35 % të numrit të prokurorëve. Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: 185  prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 98 prokurorë më pak krahasuar me numrin organik (65 % e strukturës organike); 11 prokurorë në prokurorinë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose 9 prokuror më pak krahasur me numrin organik (55 % e strukturës organike) dhe 11 prokurorë dhe 2 ndihmës magjistratë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 7 prokurorë më pak se numri organik (61 % e strukturës organike).

Gjatë vitit 2024, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë trajtuar 61091 materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 10,5 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur 47501 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,8 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat 24921 janë procedime penale të regjistruara, me një rritje prej 3,4 % në krahasim me vitin 2023 dhe 179 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 10,9 % në krahasim me vitin 2023. Janë mbartur 22401 procedime penale me një rritje prej 6,6 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2023. Është vendosur mosfillimi për 13590 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një rritje prej 36,6 % në krahasim me vitin 2023. Tek kjo shifër e materialeve të trajtuara përfshihen: procedimet e mbartura; procedimet e reja të regjistruara gjatë vitit 2024 për veprat penale të parashikuara në Kodin Penal; procedimet e rifilluara gjatë vitit 2024; si dhe vendimet e mosfillimit të marra gjatë vitit 2024 pa përfshirë procedimet e regjistruara sipas kodit penal ushtarak.

Gjatë vitit 2024 janë përfunduar 24591 çështje që përbën rritje prej 5 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2023, prej të cilave: 36,72 % janë dërguar për gjykim, 33,89 % janë pushuar, 26,91 % janë pezulluar dhe 2,48 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.

Janë dërguar në gjykatë 9030 çështje me akuzë ndaj 10759 të pandehurve. Krahasimisht me vitin 2023 rezulton një ulje prej 6,44 % e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 5,63 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë.

Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 janë dënuar 10001 të pandehur që krahasuar me vitin 2023 përbën rritje 37,87 % të numrit të pandehurve të dënuar dhe për 265 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet e 11 Majit, Instituti i Studimeve Politike publikon raportin
Artikulli tjetër Kontrata e lobimit të PD-së, kryetari i KQZ-së zbulon ç’po ndodh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.