KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arrestohet një adoleshent për sulmin që la tre të vdekur në Suedi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Arrestohet një adoleshent për sulmin që la tre të vdekur në Suedi
BotaFokusZhvillim

Arrestohet një adoleshent për sulmin që la tre të vdekur në Suedi

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2025 11:47 am
204 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Policia suedeze ka arrestuar një adoleshent pas një sulmi me armë zjarri që ka lënë tre të vdekur në qytetin Uppsala të martën.

Sulmuesi thuhet se iku me një skuter pas sulmit në një sallon flokësh në qendër të qytetit.

Policia ka konfirmuar të mërkurën se personi i arrestuar për të shtënat është nën moshën 18-vjeçare.

Ndërkohë, të tri viktimat janë të moshës midis 15 dhe 20 vjeç, ka thënë policia suedeze në një konferencë shtypi.

Policia po heton mundësinë që vdekjet të kenë lidhje me krimin e bandës, raportojnë mediat suedeze.

Një nga të vrarët në sallonin e flokëve thuhet se është i njohur për policinë, kanë raportuar mediat lokale.

Sipas raportimeve, viktima ishte përfshirë në një hetim policor për një sulm të planifikuar kundër një të afërmi të kreut të bandës Ismail Abdo. Personi nuk është akuzuar kurrë.

Abdo, i mbiquajtur ‘jordgubben’ ose ‘luleshtrydhe’, është një drejtues i njohur bande.

Një kapitull i ri, i dhunshëm në luftërat e bandave të Suedisë ka filluar kur nëna e Abdos është vrarë në vitin 2023 në shtëpinë e saj në Uppsala, në veri të Stokholmit.

Suedia është përballur me një valë të krimit të bandave të adoleshentëve në vitet e fundit, me të dyshuar të akuzuar për një sërë veprash, nga vandalizmi e deri në vrasje.

Qeveria suedeze ka propozuar një legjislacion të ri që do të lejojë policinë të përgjojë fëmijët nën moshën 15 vjeç në një përpjekje për të luftuar me këtë problem.

Në një konferencë shtypi të planifikuar paraprakisht mbi dhunën e bandave të mërkurën, ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, ka thënë se policia nuk do të kishte nevojë për prova konkrete për të kryer përgjimet.

Qeveria ka thënë gjithashtu se dëshiron të forcojë ligjet e vendit për armët.

Sulmi ka ndodhur në prag të festivalit të pranverës Walpurgis, kur turma të mëdha pritet të dalin në rrugët e Uppsala, një qytet universitar në veri të Stokholmit.
Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Trump 2” – 200 padi në 100 ditë qeverisje
Artikulli tjetër Hapet rruga që Merz, të zgjedhet kancelar i Gjermanisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.