KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kërkohet që Mali i Zi të dëmshpërblejë familjarët e të gjithë viktimave civile të luftërave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kërkohet që Mali i Zi të dëmshpërblejë familjarët e të gjithë viktimave civile të luftërave
AktualeAnalizeFokusPolitikeRajoni

Kërkohet që Mali i Zi të dëmshpërblejë familjarët e të gjithë viktimave civile të luftërave

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2025 8:39 am
222 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi për ndarjen e ndihmës financiare për familjet e viktimave civile të luftërave të viteve ’90 është historik dhe me rëndësi të madhe për përballjen me të kaluarën, por nuk i ka përfshirë familjet e të gjitha viktimave.

Ky është vlerësimi i përbashkët i organizatës Aksioni për të Drejtat e Njeriut (HRA), Komitetit të Juristëve të Malit të Zi për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Shoqatës “Shtërpcë – Kundër Harresës”.

Shoqëria civile thotë se shteti ka një detyrim moral edhe ndaj viktimave të krimeve të luftës në Kalugjerski Laz, ku Ushtria e Jugosllavisë qëlloi mbi një kolonë refugjatësh nga Kosova dhe vrau 21 persona.

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur që ndihma të ndahet për gjithsej 16 familje të viktimave të rasteve të deportimit të refugjatëve nga Bosnja dhe Hercegovina në vitin 1992, të rrëmbimit në Shtërpcë (në Bosnje) në vitin 1993, si dhe të bombardimeve të NATO-s në Murinë dhe Tuz në vitin 1999.

Familjeve do t’u ndahen nga 100 mijë euro, duke korrigjuar kështu një padrejtësi disadekadëshe dhe duke konfirmuar përkushtimin e Malit të Zi për njohjen e të drejtave të të gjitha viktimave të luftës, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Dëmshpërblim për të gjitha viktimat civile të luftës

Megjithatë, sektori civil thotë se nuk është e qartë pse Qeveria ka lënë jashtë familjet e viktimave të tjera civile të luftës.

Duhet të dëmshpërblehen edhe viktimat e zhdukjeve me dhunë në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë, si dhe rastet e vrasjeve dhe dëbimeve në Bukovicë, thotë Tea Gorjanc Preleviç nga HRA.

“Ato janë gjithashtu familje të viktimave civile të luftës, statusi i të cilave është njohur me ndryshimet e fundit ligjore, dhe që kanë pasur ose ende kanë shtetësinë e Malit të Zi”, thotë Gorjanc Preleviç për Radion Evropa e Lirë.

Miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës në shkurt të këtij viti ka mundësuar që familjet e viktimave civile të luftës të kërkojnë dëmshpërblim.

Sipas ligjit, viktimë civile e luftës konsiderohet një person civil i vrarë apo i zhdukur gjatë konflikteve të armatosura në territorin e ish-Jugosllavisë pas 17 gushtit 1990, që kishte shtetësinë e ish-RSFJ-së.

Dëmshpërblimet janë të parashikuara për anëtarët e familjeve të viktimave që kanë shtetësi malazeze.

Sipas të dhënave të HRA-së, Mali i Zi duhet të dëmshpërblejë së paku edhe nëntë familje të tjera.

Gorjanc Preleviç shton se shteti ka një detyrim moral edhe ndaj viktimave të krimeve të luftës në Kallugjerski Laz, ku Ushtria e RFJ-së qëlloi mbi një kolonë refugjatësh nga Kosova dhe vrau 21 persona.

Për shkak të mangësive në hetime dhe procedurat penale, gjatë të cilave nuk u përcaktua përgjegjësia për këtë krim, gjykatat i hodhën poshtë të gjitha kërkesat për dëmshpërblim si të parashkruara.

Edhe sipas evidencës së Komitetit të Juristëve për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka ende disa familje që duhet të dëmshpërblehen, thotë kryetari i këtij komiteti, Velija Muriç.

Ai përmend rastin e familjes Ibrahimaj nga Peja, e cila vitet e fundit jeton në Rozhajë.

Në Kallugjerski Laz humbën jetën katër anëtarë të kësaj familjeje, të cilët në atë kohë kishin shtetësi të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi, thotë Muriç për Radion Evropa e Lirë.

Ai përmend edhe rastin e djaloshit Senad Daciç, i cili humbi jetën nga shpërthimi i bombave kasetore në fshatin Besnik afër Rozhajës, të hedhura nga avionët e ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi në prill të vitit 1999.

“Kjo familje nuk ndryshon në asgjë nga viktimat në Murinë. I vetmi dallim është se viktimat në Murinë u vranë nga avionët e NATO-s, ndërsa këtu kemi të bëjmë me ushtrinë e Serbisë dhe Malit të Zi”, thotë Muriç.

Në Murinë humbën jetën gjashtë civilë, përfshirë tre fëmijë, ndërsa katër të tjerë u plagosën. Familjet e tyre janë përfshirë në vendimin për dëmshpërblim.

“Vendim edhe pozitiv, edhe zhgënjyes i Qeverisë”

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa nga familjet që nuk janë përfshirë në vendimin e Qeverisë.

Elsana Nurkoviç, e bija e një të zhdukuri në Kosovë, thotë se këtë vendim e sheh njëkohësisht si pozitiv dhe zhgënjyes.

“Ligji që njeh disa persona si viktima të luftës nga ana e shtetit është një hap shumë i madh dhe pozitiv. Por nga ana tjetër, fakti që jo të gjithë janë përfshirë dhe që dikush duhet të provojë se është apo jo viktimë – është poshtërues dhe degradues”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Ajo është njëra nga gjashtë vajzat e Halit Nurkoviq nga Rozhaja, i cili në korrik 1999, pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s, nisi një udhëtim drejt Kosovës me kolegun e tij Dervish Muriç për të transportuar një pasagjere.

Ata u panë për herë të fundit afër Pejës, pas së cilës humbi çdo gjurmë e tyre. Dy dekada e gjysmë më vonë, familja ende nuk di asgjë për fatin e Halitit.

Përpjekjet për të gjetur të vërtetën përmes institucioneve të Malit të Zi, Kosovës dhe ndërkombëtarëve, kanë qenë kryesisht pa përgjigje.

“Tani duhet të luftosh për të dëshmuar që i përket asaj kategorie [të personave që marrin dëmshpërblim] dhe kjo e bën gjithë procesin shumë të vështirë”, thotë Elsana.

Sllavica Silanoska, bashkëshortja e një të rrëmbyeri në Kosovë, beson se me këtë vendim Qeveria ka përfshirë fillimisht viktimat që kanë humbur jetën në territorin e Malit të Zi.

“Besoj se do të ketë dëmshpërblim për të gjitha viktimat, se do të vijë radha edhe për ne, sepse nëse fillojnë të ndajnë viktimat, atëherë gjithçka e humb kuptimin”, thotë Silanoska për Radion Evropa e Lirë.

Bashkëshorti i saj, Slavolub Ristiç, një serb nga Kosova, u rrëmbye në Gjilan në korrik të vitit 1999. Pasi kishin ikur përkohësisht në Mal të Zi, ai ishte kthyer në Kosovë për të aplikuar për një vend pune.

Për gjashtë vjet nuk dihej asgjë për fatin e tij, deri kur më 2005 u konfirmua se kishte vdekur, dhe një vit më pas u varros në Vranjë, thotë ajo.

Ajo dhe i biri, i lindur në Kotor në vitin 1997, jetojnë në Mal të Zi dhe kanë shtetësi malazeze.

Organizatat e shoqërisë civile kanë paralajmëruar se do të kërkojnë nga ministria përgjegjëse që të përfshijë në vendim edhe familjet e tjera të viktimave civile të luftës.

“Shpresojmë që respektimi i të drejtave të tyre në Mal të Zi të bëhet shembull për vendet e tjera të rajonit, për vendime të ngjashme që do të përfshijnë të gjitha familjet e viktimave të krimeve të luftës”, thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të HRA-së, Komitetit të Juristëve dhe Shoqatës “Shtërpcë”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Putin: Shpresoj që të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë
Artikulli tjetër AfD ekstremiste e djathtë: Çfarë pasojash ka ky klasifikim?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.