KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Buxheti në 3-mujorin e parë, ngadalësohen të ardhurat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Buxheti në 3-mujorin e parë, ngadalësohen të ardhurat
AktualeAnalizeFinanceKryesore

Buxheti në 3-mujorin e parë, ngadalësohen të ardhurat

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2025 12:54 pm
265 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Buxheti i shtetit ka realizuar të ardhura në masën 181 miliardë lekë për 3-mujorin e parë të vitit, me një mosrealizim plani në masën 0.5%, ose 935 milionë lekë më pak se plani. Krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat u rritën me 10.2%, megjithatë vihet re një ngadalësim i mbledhjes së të ardhurave, sidomos për muajin mars.

Ndërkohë që arka e shtetit ka mbledhur konsiderueshëm të ardhurat sa i përket tatimit mbi të ardhurat personale, që shënoi rritje me 18.5% në 3-mujor, ndikuar më së shumti edhe nga pagesa e DIVA në muajin mars, një nga zërat që ka mosrealizimin më të madh është ai i tatimfitimit të bizneseve, me 16.5% më pak sesa plani, ose 3.4 miliardë lekë më pak.

Gjithashtu edhe taksat vendore rezultojnë të mos jenë mbledhur në kohë nga bashkitë, ku për 3-mujorin e parë të vitit, ato rezultojnë 26.9% më pak sesa plani, ose afro 2.2 miliardë lekë më pak.

Me mosrealizim plani në masën 9.8% rezultojnë edhe taksat doganore për 3-mujorin e parë të vitit. Në përgjithësi nga muaji në muaj, edhe pse ka rritje të të ardhurave krahasuar me periudhën paraardhëse, përsëri ka një ndalësim, ku në janar rritja ishte 18.5%, duke zbritur në 12.1% në shkurt dhe më tej në 10.2% në mars.

Sa i përket shpenzimeve, në total për 3-mujorin ka një mosrealizim me 10.5 miliardë lekë, ose 6.7% më pak sesa plani dhe ashtu si edhe në vitet e mëparshme, shpenzimet kapitale janë ato që nuk realizohen në kohë. Për 3-mujorin e parë të vitit, shpenzimet kapitale rezultojnë me një realizim 19.6% më pak sesa plani i tremujorit 2025.

Megjithatë, për shkak se jemi edhe në vit zgjedhor, shpenzimet kapitale kanë një përmirësim në këtë 3-mujor, krahasuar me realizimin e 3-mujorit të vitit 2024, ose edhe në rastin e vitit 2023. Pra tipikisht, në njërën anën kemi një shtim të ritmit të shpenzimeve, ndërsa në anën tjetër vihet re një lloj relaksimi sa i përket mbledhjes së të ardhurave, karakteristika të viteve elektorale.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova në udhëkryq, Kurti fton LDK-në për koalicion qeverisës
Artikulli tjetër Cila do të ishte kostoja e vizitës së Vuçiçit në Moskë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.