KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryeministri rumun jep dorëheqjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kryeministri rumun jep dorëheqjen
AktualePolitikeRajoni

Kryeministri rumun jep dorëheqjen

Përditësimi i fundit: 6 Maj, 2025 8:49 am
272 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri rumun Marcel Ciolacu njoftoi dorëheqjen e tij të hënën (05.05.). Vendimin ai e mori pasi kandidati presidencial i koalicionit të tij qeveritar u eliminua në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura të dielën.

“Ne pamë se si votuan rumunët dje, gjë që do të thotë se koalicioni në pushtet nuk ka legjitimitet, të paktën në këtë konfigurim,” u tha ai gazetarëve pas një takimi të Partisë së tij Social Demokrate.Kandidati i koalicionit në pushtet, Crin Antonescu, mori 20.3 % të votave të dhëna.

Udhëheqësi populist i ekstremit të djathtë, George Simion mori shumicën e votave, me 40.5 %, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, një përsëritje e zgjedhjeve fillestare të vitit e kaluar. Ai do të përballet me raundin e dytë, i cili do të mbahet më 18 maj, me kryebashkiakun e Bukureshtit, Nicusor Dan, mbështetës i BE, i cili mori 20.9 % të votave.

Kriza politike po përkeqësohet në Rumani

Ciolacu gjithashtu e shtyu partinë e tij Social Demokratike ta braktisë Koalicionin e Fuqisë. Social Demokratët kishin formuar një qeveri koalicioni me centristët liberalë dhe UDMR, një parti etnike hungareze, me qëllim të mbajtjes së vendit anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në një rrugë properëndimore. Pa këtë parti, një shumicë qeveritare mund të formohet vetëm me mbështetjen e së djathtës ekstreme brenda parlamentit.

“Ky koalicion nuk është më i ligjshëm,” u tha Ciolacu gazetarëve. “Presidenti tjetër do të më zëvendësonte gjithsesi, kjo është ajo që kuptova.”

Simion, aleat i Trumpit, kundërshton ndihmën ndaj Ukrainës

Zgjedhjet fillestare presidenciale vitin e kaluar u anuluan për shkak të shqetësimeve të përgjithshme për ndërhyrjen e Rusisë në favor të Calin Georgescut të djathtë, i cili ishte objekt i një hetimi dhe i cili e kishte të ndaluar të kandidonte në zgjedhje.

Aleat me Georgescun, Simioni, 38 vjeç, kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën fqinje dhe kritikon drejtuesit e Bashkimit Evropian.

Simion thotë se ai është në harmoni me lëvizjen “Make America great again” të presidentit amerikan Donald Trump dhe duket se përfiton nga një valë e ngjashme zemërimi popullor në Rumani, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se anulimi i zgjedhjeve të vitit të kaluar tregoi se Rumania nuk ndau vlerat amerikane, ndërsa Elon Musk e quajti presidentin e Gjykatës Supreme të vendit “tiran”.

Me rreth 19 milion banorë, Rumania është vendi më i populluar i Evropës Juglindore. Një fitore e Simionit në raundin e dytë të 18 majit do të rrisë numrin e liderëve euroskeptikë në BE, ku tashmë përfshihen Viktor Orban në Hungari dhe Robert Fico në Sllovaki.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Greqia nuk duhet t’i shesë më anije, Rusisë
Artikulli tjetër Dy aksidente brenda pak minutash në Elbasan, një i vdekur dhe dy të plagosu

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.