KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 2 mijë subjekteve iu rriten detyrimet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 2 mijë subjekteve iu rriten detyrimet
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

2 mijë subjekteve iu rriten detyrimet

Përditësimi i fundit: 6 Maj, 2025 9:38 am
280 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

Rreth 2% të totalit prej 100 mijë subjekteve aktive në Tiranë apo 2 mijë tatimpagues kanë kërkuar informacion për rivlerësimin e detyrimeve të taksave vendore për vitin 2025, sipas të dhënave të Drejtorisë së Tarifave dhe Taksave Vendore.

Për ta konfuzioni u krijua pasi në fillim të muajit maj, nga Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore, iu është dërguar detyrimi i rishikuar për 2024 dhe 2025, pasi kishin paguar detyrimin për 2024 dhe 2025-n, sipas afatit brenda datës 20 Prill 2025.

Rritja e detyrimeve për tarifën e pastrimit dhe taksën e infrastrukturës arsimore erdhi pas rivlerësimit të xhiros vjetore. Pasi për biznesin me xhiro nga 0 deri 2 milionë lekë në vit tarifa e pastrimit është 4 mijë lekë referuar kategorizimeve të vendimit të këshillit bashkiak të 2019-s.

Ndërsa për kategorinë e xhiros nga 2 deri 8 milionë lekë tarifa është 11,5 mijë lekë në vit. Ndërsa për subjektet p.sh njësi shërbimi me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit, taksa e infrastrukturës arsimore është 2,500 lekë dhe për xhiro nga 2 deri 8 milionë lekë taksa është 4 mijë lekë.

Në mungesën e një sqarimi publik (edhe pas 2 kërkesave të Monitor ndaj institucionet të tarifave dhe taksave vendore Tiranë për të cilën nuk mori përgjigje më datë 2 Maj) shumë prej tyre nuk e dinin nëse fatura e re që u është lëshuar përfaqëson një detyrim të ri për shkak të rivlerësimit të xhiros, apo është shtesë mbi një detyrim ekzistues.

Pas kërkesës për Informacion Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka dhënë sqarime mbi përllogaritjen e detyrimeve për subjektet që nuk kanë vetëdeklaruar ndryshimet në xhiron e biznesit të tyre.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV), përllogaritja e detyrimit është kryer, duke marrë parasysh informacionin e ri të xhiros së subjekteve të siguruar nga DRTT dhe në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

DPTTV sqaron se vlera e muajit mars nuk reflektonte detyrimin e plotë për subjektet me xhiro të rivlerësuar dhe shtesa e detyrimit u reflektua në faturën e muajit maj.

“Rrjedhimisht, njoftimi që subjekti ka marrë në muajin Mars 2025 nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, ka pasqyruar vlerën e detyrimit të përllogaritur sipas fashës 0-2 milionë, sipas informacionit që kishte institucioni, në kushtet e mosdeklarimit dhe mungesës së informacionit. Pra sqarojmë se vlera e njoftuar në muajin Mars 2025 nuk ka pasqyruar detyrimin e plotë për shkak të mosdeklarimit nga ana e subjektit.

Ndodhur në kushtet e mosdeklarimit, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka vlerësuar detyrimin e plotë, nisur nga informacioni i marrë nga DRTT në Prill 2025, duke bërë përllogaritjen edhe të gjobave dhe kamatëvonesave, nga momenti i lindjes së detyrimit, sipas përcaktimeve ligjore të sipërcituara”.

Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore sqaron se rivlerësimi bëhet me qëllim që të parandalohet fshehja e të ardhurave dhe të sigurohet një trajtim i drejtë dhe i barabartë për të gjithë tatimpaguesit.

Përveç rivlerësimit të detyrimit bizneset u përballën dhe me gjoba dhe kamatvonesa për mosdeklarim në afat të ndryshimit të xhiros që sjell automatikisht ndryshimin e kategorisë për taksat e infrastrukturës arsimore dhe pastrimit.

Sipas informacioneve të dhëna nga institucioni, kur një subjekt nuk paraqet ndryshimin e xhiros brenda afatit ligjor të 15 ditëve, që përcakton neni 43 i Ligjit numër 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar përllogarit detyrimin e taksave bazuar në të dhënat e mëparshme që janë regjistruar në sistem.

Ky përllogaritje, për shkak të mosdeklarimit nga ana e subjektit, mund të përfshijë gjoba dhe kamatëvonesë, të cilat shtohen në detyrimin e përgjithshëm për tatimet vendore.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore sqaron se çdo detyrim tatimor duhet të deklarohet nga subjekti brenda afateve të caktuara, dhe se çdo kërkesë për informacion lidhur me këto ndryshime mund të adresohet në adresën taksat@tirana.al ose mund të bëhet pranë sporteleve të tatimeve.

Por ekspertët vijojnë të sqarojnë se ligji për procedurat tatimore nuk përcakton detyrimin e tyre për vetëdeklarim të ndryshimeve të xhiros në tatimet vendore. Audituesi Ligjor Julian Saraçi thotë se asnjë nga dispozitat ligjore apo nënligjore përcakton detyrimin e tatimpaguesit për ndryshimin e statusit të xhiros te taksat vendore.

“Referuar nenit 43 të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, tatimpaguesi që ndryshon statusin sipas përcaktimeve në ligjet tatimore të veçanta, është i detyruar të njoftojë administratën tatimore përkatëse, konkretisht drejtorinë rajonale tatimore (DRT), brenda 15 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të ndryshimit.

Për më tepër, kur ndryshimi diktohet nga një kontroll i kryer nga administrata tatimore, qendrore ose vendore, është vetë administrata që kryen kontrollin ajo që njofton administratën tjetër përkatëse brenda 10 ditëve kalendarike.

Gjithashtu, sipas pikës 43.2.1 të Udhëzimit nr. 24, datë 02.09.2008, në rastet kur ndryshon përgjegjësia tatimore pas regjistrimit fillestar, personi i tatueshëm është i detyruar të njoftojë DRT-në e juridiksionit për ndryshimet e ndodhura.

Ky deklarim mund të bëhet edhe online përmes portalit e-Albania, dhe formulari i plotësuar i dërgohet elektronikisht DRT-së përkatëse, e cila pas verifikimit brenda 2 ditëve pune miraton ndryshimin dhe e njofton tatimpaguesin në llogarinë e tij elektronike ose në një nga mënyrat e tjera të komunikimit ligjor.

Për ilustrim, udhëzimi parashikon disa raste konkrete të ndryshimit të përgjegjësisë tatimore:

· Tejkalimi i pragut të qarkullimit prej 8 milionë lekësh, kur tatimpaguesi kalon nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël në tatimpagues të tatimit mbi fitimin;

· Shtimi i përgjegjësisë për tatimin në burim;

· Shtimi i përgjegjësisë për TVSH-në;

· Ndryshimi i përgjegjësisë për kontributet e sigurimeve shoqërore, p.sh., kur një person i vetëpunësuar kalon në statusin e punëdhënësit me punëmarrës.

Edhe në këto raste, tatimpaguesi ka detyrimin të njoftojë DRT-në përkatëse, e cila reflekton ndryshimet në sistemin e administrimit tatimor.

Në asnjë nga këto dispozita ligjore dhe nënligjore nuk parashikohet që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Të Ardhurat nga Taksat Vendore (DPTTV) të jetë organ pritës apo miratues i njoftimeve për ndryshimin e statusit.

Procedura është e qartë dhe kompetenca i takon vetëm DRT-ve përkatëse, të cilat trajtojnë dhe formalizojnë këto ndryshime në sistem dhe koordinojnë më tej dhe përcjellin informacionet te DPTTV përkatëse”, sqaron Saraçi.

Përditësimi i të dhënave të regjistrimit

Çfarë parashikon neni 43 i ligjit “Për procedurat Tatimore”

1.Tatimpaguesi, person fizik dhe juridik, regjistron çdo ndryshim të të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç përcaktohet në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

1/1. Në përputhje me ligjin për regjistrimin e biznesit, aplikimi për ndryshimin e selisë dhe hapja e vendeve të tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, në çdo rast bëhen përpara nisjes efektive të veprimtarisë në atë vend.

Për hapjen e vendeve të tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, tatimpaguesi pajiset me një certifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm. Kjo certifikatë lëshohet për të identifikuar vendndodhjen e ushtrimit të veprimtarisë, kur është e ndryshme nga selia.

1/2. Edhe personi fizik tregtar i pajisur me NIPT/NUIS, për çdo veprimtari të re që kërkon të regjistrojë, pajiset me një certifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numërserial të ndryshëm, me qëllim identifikimin e vendndodhjes të veprimtarisë së re.

2. Tatimpaguesi, statusi i të cilit ndryshon nga një kategori në tjetrën, sipas parashikimeve në ligjet e veçanta tatimore, duhet të njoftojë administratën tatimore përkatëse, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të ndryshimit.

Kur një ndryshim i tillë i statusit diktohet nga një kontroll, i kryer nga administrata tatimore, qendrore ose vendore, administrata që kryen kontrollin njofton administratën tjetër, brenda 10 ditëve kalendarike pas këtij ndryshimi.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpenzimet buxhetore në 2024 në raport me PBB-në, në nivelin më të ulët që nga 2010
Artikulli tjetër Partive nuk u dalin llogaritë, Premtime të mëdha, por ku do t’i gjejnë paratë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.