KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Prokuroria e Përgjithshme miliona pa garë, firmës italiane për mirëmbajtje sistemi të përgjimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Prokuroria e Përgjithshme miliona pa garë, firmës italiane për mirëmbajtje sistemi të përgjimeve
AktualeAnalizeFokusSociale

Prokuroria e Përgjithshme miliona pa garë, firmës italiane për mirëmbajtje sistemi të përgjimeve

Përditësimi i fundit: 6 Maj, 2025 11:07 am
188 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Disa institucione janë vënë në “garë” se kush përgjon më shumë, që nga BKH-ha, SPAK-u, Policia e Shtetit, Garda e Republikës apo edhe Prokuroria e Përgjithshme. Në gjithë këto institucione ka pajisje dhe sisteme që arrijnë të përgjojnë këdo, teksa kohët e fundit është “liberalizuar” gjithçka, kur më parë përgjimet kryheshin me vendime gjykate.

Një nga institucionet që një sistem të mirëfilltë përgjimesh është Prokuroria e Përgjithshme, ku disa hetues qëndrojnë në katin e fundit të godinës në zonën e 9 katësheve. Në intervale kohore të ndryshme, organi qendror i akuzës bën tendera për sisteme dhe mirëmbajtje.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, procedurat e kryera në vitin 2022 dhe të vitit 2025 janë bërë vetëm me negocime me firmën private. Pra, paratë e akorduara kanë shkuar për një firmë italiane, pa u hapur një garë e mirëfilltë. Firma “IPS”, në vetëm 2 procedura ka marrë plot 1.1 milionë euro.

Sipas dokumentit të mësipërm, organi qendror i akuzës ka shpallur formalisht fituesin e një procedure mirëmbajtje, teksa paratë i janë dhënë firmës italiane “IPS”, me seli në qytetin e Romës në Itali.

Procedura e prokurimit është “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, çka do të thotë se zyrtarët e prokurorisë vetëm sa kanë negociuar çmimin që donte firma italiane. Objekti i kontratës është “mirëmbajtje te sistemit të përgjimit, rinovim me pajisje, instalim, implementim” për Prokurorinë e Përgjithshme me një afat kohor tre vjet.

Nisur edhe nga procedura, këtu s’bëhet fjalë për tender por për dhënie parash afrofe. Ose më saktë sa ka kërkuar firma italiane, e cila për mirëmbajtjen do të marrë plot 660 mijë euro.

E njëjta procedurë, sipas dokumenteve që disponon VoxNews, është realizuar edhe në vitin 2022. Sërish me “negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”.

Objekti para 3 vitesh ka qenë “mirëmbajtje e sistemit të përgjimit të komunikimeve elektronike” për Prokurorinë e Përgjithshme, sërish me një afat kohor prej 3 vitesh. I njëjti fitues, firma “IPS” S.p.A nga Italia. Vlera që mori në atë kohë ishte 435 mijë euro.

Nëse do të bëjmë një krahasim të vlerës së këtij vitit me atë të vitit 2022 rezulton se kjo aktualja është plot 225 mijë euro më shumë. Ose mbi 30 % të vlerës më shumë se kjo aktualja. Negocimet për kontratën e fundit duket se s’kanë qenë shumë të leverdishme për organin qendror të akuzës, pasi kanë “humbur” një shumë të majme.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm KKT miraton lejen e zhvillimit të resortit të Kushner, në Sazan
Artikulli tjetër Elbasan, rezultati në dorë të faktorit “non grata”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.